Basha: I falën CEZ-it çek 3 mld $
kur arbitrazhi ishte në anën tonë
Gjiknuri: Ne, marrëveshjen më të mirë

Basha: I falën CEZ-it çek 3 mld $<br />kur arbitrazhi ishte në anën tonë<br />Gjiknuri: Ne, marrëveshjen më të mirë
TIRANE-  Lideri i opozitës Lulzim Basha akuzon qeverinë shqiptare se ka firmosur me kompaninë çeke të energjisë CEZ-Group marrëveshjen që sipas tij përbën skandalin ekonomik të shekullit, pasi sipas kreut të PD është pala çele ajo që i detyrohet Shqipërisë plot 3 miliardë dollarë.

Në një konferencë të mëngjesit të së enjtes, lideri Basha tha se raportet e një kompanie audituese, emrin e së cilës nuk e bëri të ditur, nxjerrin në pah se cështja në arbitrazh mes CEZ-Group dhe Shqipërisë, ishte e fituar nga qeveria shqiptare.

“Raporte që disponohen nga opozita thuhet me fakte dhe shifra se Shqipërisë CEZ i detyrohet 3 miliardë dollarë. Kompania u shkatërruar me qëllim nga CEZ- Group, se paratë s’ishin marrë për investime. Vlera e kompanisë ishte zeruar. Paratë e investimeve ishin kthyer në parajsa fiskale nga kompanitë fantazmë të kontraktuara nga cez. Heqja e licencës nga ere ishte e drejtë. Paditë e CEZ-it ishin të pajustifikuara. Qeveria i mban të fshehura këto raporte dhe keqpërdor emrin e avokatit ndërkombëtar”, tha Basha.

Në konferencen e mbajtur vetem pak ore para nisjes se seances parlamentare, Basha, jo vetëm që konfirmoi se opozita nuk do të jetë e pranishme në këtë seancë të fundit të Kuvendit për këtë sesion parlamentar, por iu referua draft ligjit të marrëveshjes me CEZ, për t’iu drejtuar edhe deputetëve të mazhorancës me apelin për të mos e votuar atë.

Më 23 Qeveria të këtij viti shqiptare tha se arriti negociatat me CEZ-Group duke shuar konfliktin e nisur nga ish-qeveria Berisha në vitin 2012, ku u ra dakord për t’i paguar palës çeke 95.5 milionë euro (sëbashku me interesin) nga 200 milionë euro që kërkonte CEZ-i.

Basha: Vjedhje 600 herë më e madhe se ajo e BSH, deputetët e PS të mos e votojnë
“CEZ i detyrohet Shqipërisë 3 miliardë dollarë, vlera që i falet. Qeveria Ka fshehur kallëzimet penale ndaj stafit ekzekutiv të CEZ. Qeveria i fal CEZ mbi 500 milion euro fatura. Krimi i dytë i kësaj marrëveshje ka të bëjë me rritjen e çmimit të energjisë, duke ia faturuar këtë zgjedhje taksapaguesve shqiptarë. Këto janë faktet e fshehura ndaj opinionit publik dhe ndaj parlamentarëve. Dua t’iu bëjë një thirrje deputetëve të Kuvendit: ju keni një detyrim madhor të mos bëheni pjesë në këtë vjedhje, në këtë krim që nëse realizohet iu bën bashkëpërgjegjës. Është 600 herë më e madhe se vjedhja në Bankën e Shqipërisë. Asgjë nuk iu detyron ta bëni këtë, kërkoni informacion, kërkoni përgjegjësi. Ratifikimi i marrëveshjes përbën një vepër penale. Opozita është e vendosur ta nxjerr në pak këtë vepër mafioze. Ky është megaskandal financiar. Përpsëris thirrjen ndaj deputetëve të shumicës, mos e votoni këtë marrëveshje. Opozita do të vazhdojë me të gjitha mjete të ndalojë këtë skandal”, tha Basha në një konferencë për mediat nga selia e Partisë Demokratike.

Basha: E kishim te fituar arbitrazhin, por qeveria Rama fsheh faktet
Kreu i Partisë Demokratike tha se marrëveshja e prezantuar nga 3 minsitrat e kabinetit Rama, është jo transparente ndaj shqiptarëve pasi sipas tij, fsheh faktin që arbitrazhi i iniciuar nga pala ceke, ishte thuajse i fituar nga Shqipëria.

“Më 23 Qershor 2014 ministri i Energjsë i shoqëruar nga minsitri i Financave dhe i Ekonomisë njoftuan shqiptarët për një negociatë për t’i paguar cez 95.5 mln euro në këmbim të kthimit të 76 % të aksioneve në pronësi të shtetit. Ata nuk i njohën shqiptarët me të vërtetën e kësaj marrëveshje. U përpoqën që për 1 muaj të bindinin shqiptarët që si rezultat i qeverisë së shkuar arbitrazhi ishte i humbur, dhe në këto kushte ishte më mirë të paguhej 95.5 ndërkohë që pala ceke kërkonte 200 mln euro. Sot, qeveriaka paraqitur një draft ligj me 5 nene me gënjeshtra dhe qëndrime të kundërta me interesat e shqiptarëve, marrëveshje e paligjshme akoma jo transparente ndaj shqiptarëve. Qeveria Rama-Meta erdhi e përgatitur për ta ëlnë arbitrazhin dhe për të negociuar”, tha Basha.

Fjala e plotë e Lulzim Bashës: Marrëveshja e qeverisë me CEZ, është vjedhja e shekullit‏

Redaksia Onlin
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni