Basha i kundërvihet PDIU-së 
​për Xhaminë e Madhe

Basha i kundërvihet PDIU-së <br />​për Xhaminë e Madhe
TIRANË - Pas deklaratës ku PDIU kërkonte nga qeveria të jepte zgjidhje për ndërtimin e Xhamisë së Madhe ka ardhur edhe reagimi i Bashkisë së Tiranës se ka qenë pikërisht qeveria ajo e cila ka bllokuar punimet e Xhamisë së Madhe.
 
Reagimi i plotë i Bashkisë Tiranë për deklaratën e PDIU
"Bashkia e Tiranës i bën me dije ndonjë të padituri nga PDIU, se pas dy vite diskutimesh dhe konsultimesh me komunitetin mysliman dhe pronaret e tokës,  Bashkia e Tiranës arriti të gjej zgjidhjen për tokën ku do të ndërtohej Xhamia e Madhe. Pas hartimit të projektit nga  komuniteti mysliman, u miratu leja e ndërtimit dhe nisën punimet.
Nëse keni harruar, po ju kujtojmë se akti i parë i Qeverisë ishte anulimi i lejes së ndërtimit të xhamisë, dhe deri më sot nuk është dëgjuar asnjë fjalë për fatin e saj. Ne, shprehim keqardhjen për heshtjen e Qeverisë ndaj  ndërtimit të këtij objekti kulti që i mungon Tiranës, sikundër kërkojmë më shumë përgjegjshmëri ndaj të vërtetave për këtë projekt."

 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!