Basha i mbledh në mes të sheshit dhe i 'porosit': Vendosni maskat, mbani distancën! Por nuk mban dot të qeshurën, të gjithë të pranishmit shpërthejnë në të qeshura me të

Edhe pse i mbledh vetë, me porosi të drejtuesve të forcës së tij politike, Lulzim Basha në ccdo miting që zhvillon në rrethe ka edhe një porosi për të pranishmit.

'Respektoni masat, mbani distancën', u tha Basha të pranishmëve sot në Malësi të Madhe.

Megjithatë kreu i PD-së mbase nuk e priste që të kishte reagimin që pati sot, kur të gjithë pas 'porosisë' të tij shpërthyen në të qeshura, duke e 'detyruar' edhe liderin e tyre të qeshë bashkë me ta.   

Si në çdo takim tjetër elektoral, edhe këtë herë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka grumbulluar qytetarët duke mos respektuar masat anti-COVID, ndërkohë që vetë u ka folur banorëve të Koplikut nga makina.

Basha i tha të pranishmëve se kurrë më parë nuk kanë qenë shqiptarët më të bashkuar se sot.

"Një njeri po mban për 8 vite peng vendin. Bashkohuni për ndryshim që Malësia të fitojë. Le të fillojë në Malësinë e Madhe ndryshimi’- tha Basha.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'