TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas fjalës së Edi Ramës në Kuvend ku premtoi rindërtimin e projektit të teatrit duke e akuzuar se e shembi godinën për të ndërtuar kullat dhe pastruar paratë e pista në Tiranë. Basha thotë se Rama tani po përpiqet që të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një Teatër të ri.
"Rama e shembi Teatrin Kombëtar me dhunë, kundër ligjit dhe me qëllimin e vetëm që në truallin e tij të ndërtojë kullat duke pastruar lekët e pista në mes të Tiranës. Si hajdut ordiner ai tani përpiqet të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një Teatër të ri.
Kjo grabitje e dhunshme e pasurisë sonë kombëtare është provokim për çdo qytetar që nuk e ka marrë akoma pagën e luftës, për çdo biznes që po falimenton prej dështimeve të Ramës, për çdo të papunë sot në Shqipëri dhe për çdo shqiptar të ndershëm.
Si burracak, Rama tani përpiqet t'ia hedhë fajin kujdo tjetër që të shpëtojë sadopak veten. Por ai është sot mbreti lakuriq që po e tregojnë me gisht të gjithë" tha ai.
Saper Burracak,,,nga afer TI njihesh Si Shalegjate,,dhe Si pasardhes dhe Djali i Enverit ! Da te verteta Jane ,,deshmia eshte DNA e juaj dhe e Diktatorit Enver.saper Edin mos haro ,,AI mund tekete shume Gabime,,por eshte me Burre se ty ,,dhe jo Si TI Si Femer..
Përgjigju