Basha sulmon Berishën: Doktor pazari ka zgjedhur koalicionin anti-SPAK, unë atë me qytetarët që duan fundin e pandëshkueshmërisë

Basha sulmon Berishën: Doktor pazari ka zgjedhur koalicionin anti-SPAK, unë atë me qytetarët që duan fundin e pandëshkueshmërisë

Lulzim Basha

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka sulmuar Sali Berishën. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se Berisha duke e quajtur doktor Pazari koalicionin e ka me aleatët e tij të zakonshëm.

Më tej, Basha thotë se koalicioni anti-SPAK nuk mund të jetë koalicioni i tij dhe i qytetarëve që duan fundin e pandëshkueshmërisë.

‘Dr. Pazari e ka koalicionin e tij. Një aleat e ka tek 313-ta, tjetrin rrugës për atje, ka Ahmetajn që e mbron, Veliajn që po i qan hallin dhe Belindën që i paguan protestat. Me ata amnistoi të korruptuarit, me ata mbylli listat, me ata kërkon të mbajë vendin peng të politikës së vjetër të tranzicionit. Koalicioni i tyre kundër SPAK nuk mund të jetë koalicioni im, as i qytetarëve që duan fundin e pandëshkueshmërisë.  Shqipëria meriton më shumë’, shkruan ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

SPAK shtyn për të tretën herë hetimet për ish-zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj, akuzohet për ‘Pastrim parash’ dhe ‘Fshehje të pasurisë’ 

SPAK shtyn për të tretën herë hetimet për ish-zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj, akuzohet për ‘Pastrim parash’ dhe ‘Fshehje të pasurisë’