‘Binom i pandarë me Ballën’, Basha i përgjigjet sulmeve të Berishës: Të përshëndes nga Uashingtoni doktor pazari

‘Binom i pandarë me Ballën’, Basha i përgjigjet sulmeve të Berishës: Të përshëndes nga Uashingtoni doktor pazari

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish Lulzim Bashës, ku gjatë një konference për shtyp tha se ai dhe Taulant Balla janë një binom i pandarë si tymi dhe bloza.

“Unë mendoj se thirrja ime kishte të bënte, dhe ka të bëjë, vetëm me njerëz të lirë. Të gjithë ata që janë të lirë dhe janë vetja e tyre, nga ’90 gjer sot, pavarësisht se çfarë kanë menduar dhe mendojnë aktualisht për Sali Berishën, janë të ftuar të bashkohen.

Por të më thoni ju për Lulzim Bashën, ju mund të më thoni edhe për Taulant Ballën pastaj. Taulant Balla dhe Lulzim Basha janë një binom i pandarë. Aq sa mund të ndash tymin nga bloza, aq mund të ndash këto dy persona”, tha Berisha.

Por kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, nga Uashingtoni, i është përgjigjur sulmeve të Berishës, duke e akuzuar këtë të fundit si “dordolecin e Edi Ramës”. Sipas Bashës, Berisha vijon të përdorë strategjinë e shpifjeve për të mbajtur Partinë Demokratike në një pozitë fallco-opozitare dhe për të penguar ndryshimin e kërkuar nga shqiptarët. Ai e cilëson Berishën si bashkëpunëtor të Ramës përmes marrëveshjeve të kaluara dhe veprimeve që, sipas tij, dëmtojnë PD-në.

Basha më tej thotë se shqiptarët nuk e kapërdisin më këtë teatër të shëmtuar dhe sulmet ndaj tij tregojnë se revolucioni 3 vjeçar është kundër Lulzim Bashës dhe kujtdo që nuk do që PD të përfundojë si klubi Partizani. 

"Doktor Pazari, që amnistoi të korruptuarit e Ramës me amnistinë e turpit dhe mbylli listat për të ricikluar marrëveshjen e 2008-ës me ortakun e tij, vijon me strategjinë e lodhur: shpif, shpif se diçka do të mbetet. Më vjen keq që ka pranuar të përdoret si dordolec nga Edi Rama, për të trembur shqiptarët që duan ndryshim, duke zgjedhur vendin e gogolit për t’i dhënë Ramës pushtetin, ndërsa Berishës fallco-opozitën.

Por ky teatër i shëmtuar nuk kapërdihet më nga shqiptarët që duan ndryshim, ndërsa sulmet ndaj meje tregojnë se revolucioni 3 vjeçar është kundër meje dhe të gjithë atyre që besojnë se PD-ja nuk do të ketë fatin e klubit Partizani. Të përshëndes nga Washingtoni Doktor", shkruan Basha. 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 09:13

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori shqiptar flet pas ceremonisë së Tump: Presim të vijojmë punën mes dy vendeve tona, të forcojmë miqësinë dhe partneritetin!

Ambasadori shqiptar flet pas ceremonisë së Tump: Presim të vijojmë punën mes dy vendeve tona, të forcojmë miqësinë dhe partneritetin!