TIRANË - “Basha është në kërkim nga drejtësia shqiptare për dy vepra penale” tha deputeti socialist Balla në studion e A1REPORT, duke shtuar se “Të shikosh dosjen që ka bërë prokuroria ndaj tij për rrugën Durrës – Kukës, dënohet me 5-7 vjet burg, por prokuroria ka pasur një afat deri në dy vjet për ta dërguar materialin në gjykatë dhe vetëm dy ditë pasi kaloi afatin e çoi dhe Basha nuk u hetua kurrë.”

Sipas deputetit Taulant Balla kjo është arsyeja pse ai nuk është në burg për vjedhjen e 220 milionë eurove në ndërtim e Rrugës së Kombit, me procedurat korruptive për të cilat u gjet fajtor.

Një tjetër akuzë për të cilën Balla ka ngritur ndaj kreut aktual të PD, Basha lidhet edhe me vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar 2011. “Basha është në kërkim nga drejtësia edhe për vrasjen e 4 protestuesve”

Por për deputetin e PS vjedhje është edhe marrja e ndërtesës së SHQUP, “Një tjetër është vjedhja e SHQUPI-t në ditët e fundit të largimit nga pushteti”- u shpreh Taulant Balla 

I ftuar në A1REPORT, deputeti i PS, Taulant Balla është shprehur se: “Është për të ardhur keq, pasi PD drejtohet nga një zëdhënës, gjithçka drejtohet nga Berisha” duke shtuar më pas se “Basha është i papërgjegjshëm me deklaratat e tij”. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)