Basha:I shtojmë Tiranës 1 mln m² 
gjelbërim, të hiqet dorë nga bllokimi

Basha:I shtojmë Tiranës 1 mln m² <br />gjelbërim, të hiqet dorë nga bllokimi
TIRANË- Kreu i Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha gjatë një inspektimi të projektit për rehabilitimin e lumit të Tiranës u shpreh se do të largohen 600 mijë ton mbetje të cilat janë akumuluar për rreth 30 vite në këtë zonë.

“Do të largohen mbetjet 30-vjeçare. Do jetë parku blu dhe i gjelbër i Tiranës. Projekti do të mundësojë parqe në të dyja anët e lumit dhe do të mundësohet mbrojtje ndaj vërshimeve të ujit. Projekti është një vepër historike për Tiranën”-tha Basha.

Gjithashtu ai shtoi se Bashkia e Tiranës i ka marrë të gjitha masat për të parandaluar përmbytjet nga Lumi i Tiranës.

Ndërsa shtoi se Tiranës me anë të këtij projekti do t’i shtohen 1 milion m² gjelbërim, Basha theksoi se politika duhet të heqë dorë nga bllokimi i projekteve.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim