Basha:IMEI, kërcënim ndaj lirisë
mbyllja e Universiteteve,klientelizëm

Basha:IMEI, kërcënim ndaj lirisë<br />mbyllja e Universiteteve,klientelizëm
TIRANË - Një akt të paprecedentë në 23 vite dhe një kërcënim të madh që i bëhet lirisë së shqiptarëve e ka konsideruar kryetari i PD Lulzim Basha, vendimin e qeverisë për të marrë të dhënat personale të çdo abonenti të telefonisë celulare. Ai u bën  thirrje qytetarët të refuzojnë këtë përpjekje për të përgjuar dhe shantazhuar çdo qytetar shqiptar.

Basha përgjatë takimeve në kuvendet zgjedhore të degëve të njësisë  12, 14 dhe 15 ka folur edhe për vendimin për mbylljen e filialeve të universiteteve publike dhe disa universiteteve private duke u shprehur se rilindja e së keqes po trondit çdo familje shqiptare. Në themel të këtij vendimi qëndron korrupsioni dhe klientelizmi është shprehur Basha.
 
Basha: Regjistrimi i IMEI, kërcënimi më i madh ndaj lirisë në 23 vite 
“Duan të përgjojnë kë të duan, pa dhënë hesap askund. Në prill, Gjykata Europiane mori një vendim dhe u tha kompanive celulare:  ju do të dënoheni, edhe po i ruajtët këto të dhëna e jo më t’ju shkojë në mëndje t’ua jepni qeverive, ndërsa qeveria këtu u thotë kompanive se do t’ju dënoj po nuk m’i  dhatë, u thotë qytetarëve do t’ju gjobis po nuk m’i dhatë të dhënat personale. Ky  është kërcënimi më i hapur ndaj lirisë së shqiptarëve në këto 23 vite. Po e bën një njeri i cili ka sjellë deri në parlament krimin dhe kriminelët. Po 3 miliardë dollarët që i falën CEZ-it, nga do dalin? - Nga kontot bankare të Edi Ramës dhe Ilir Metës?! – Aspak! Do të dalin nga xhepat e shqiptarëve,  po dalin nga xhepat e shqiptarëve . Faturat janë rritur kudo e do të vazhdojnë të rriten. Kjo është oferta e tyre. Këtej vidh, andej mashtro dhe këtej kërcëno” – deklaroi kreu i PD.
 
Basha: Mbyllja e Universiteteve, në themel qëndron korrupsioni e klientelizmin 
“Rezultatet e kontrollit ministror që kishte urdhëruar dolën njësoj siç donte sundimtari. Arsimin mori përsipër ta reformonte vetëm një njeri që nuk e duron dot shkollën, siç është kryeministri ynë. Si në kohën e revolucionit kulturor kinez, kanë vënë gomerët para kuajve, më të pa kualifikuarit janë vënë të gjykojnë të kualifikuarit. Në momentin që arsimi kombëtar priste përkrahjen politike, mbështetje financiare, mbështetje të gjithanshme, vjen dora e dhunshme e paaftësisë, e hakmarrjes, e injorancës. Ky është një projekt diabolik dhe në themel ka korrupsionin dhe klientelizmin, prandaj nuk duhet lënë të ketë sukses. Rilindja e së keqes po trondit çdo familje shqiptare” – theksoi Basha.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni