Basha: IMEI, qeveria mashtron 
Reforma e arsimit për klientelën

Basha: IMEI, qeveria mashtron <br />Reforma e arsimit për klientelën
Basha e ka cilësuar si të rëndë situatën që po kalon vendi, gjatë mbylljes së fushatës zgjedhore brenda partisë në kuvendet e Skraparit dhe Kolonjës ku ka folur sërish për regjistrimin e IMEI dhe për reformën në arsimin e lartë.
 
Kreu i PD duke reaguar sërish për regjistrimin e IMEI duke u  është shprehur se pasiguria për jetën është rritur, situata ekonomike është më e rëndë se asnjëherë më parë dhe tashmë qeveria u është turrur dhe lirive të tyre.
 
Lulzim Basha është ndalur edhe  në vendimin e qeverisë për reformën në arsimin e lartë e cila sipas tij ka shkaktuar konfuzion dhe pasiguri tek çdo student ndërsa është vendosur e tëra në shërbim të klientelës dhe monopoleve. 
 
Basha: IMEI, qeveria shkel ligjin dhe mashtron‏
 “Gjendja është më skandaloze se kurrë. Nuk u janë turrur vetëm pasurive të shqiptarëve. Tani u janë turrur dhe lirive të shqiptarëve. Shikoni vendimin e fundit për të regjistruar atë që kushërira ministre na thotë! - Aq sa mund të gjendet shoferi nga shasia, aq mund të gjendet dhe përdoruesi i celularit nga IMEI. IMEI është kodi unik i aparatit të celularit, me anë të së cilit përcaktohet vendndodhja, bëhet i mundur gjurmimi dhe përgjimi i aparatit celular. Kë gënjen, se këtë edhe një fëmijë i klasës së katërt e gjen?! Dhe ti del aty e pasi e ke marrë këtë masë tërësisht të paligjshme, del dhe i mashtron shqiptarët. Të gjithë energjinë dhe paranë e taksapaguesve e përqendrojnë tek propaganda. Kanë mbirë në ekran si Fidel Kastro moti, me fjalime nga 2-4 orë para nëpunësve, që në fakt paguhen për të qenë në punë dhe jo për të dëgjuar sundimtarin që u flet aty” – u shpreh kreu i PD.

Basha:Reforma e arsimit për t’i shërbyer klientelës dhe monopoleve 
“Le të ndalemi tek e ashtuquajtura reformë në arsim që nuk është gjë tjetër, veçse një tjetër përpjekje për t’i shërbyer klientelës dhe monopoleve, për të instaluar skema korrupsioni gjigand në një nga sektorët më jetikë për të sotmen dhe të nesërmen e shqiptarëve, studentët. Konfuzioni, pasiguria që kanë shkaktuar, çfarë thonë sot, nuk e thonë nesër, do mbyllen filialet, pastaj dalin dhe thonë jo do të rrinë hapur por vetëm për ata që po studiojnë, pastaj thonë që edhe ata që studiojnë do transferohen. Po për çfarë po flasin, se dhe po të flisnin për bagëti do të kishin pak më shumë përgjegjshmëri?!” – deklaroi Basha.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni