Basha imiton doktorin, brenda
javës nxjerr PD sërish në shesh
Për të shuar zërat dhe skepticizmin e sprovës së humbur për një protestë masive këtë të enjte përpara parlamentit, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se në 23 maj opozita do organizojë një tjetër protestë përpara kryeministrisë.
TIRANE- Për të shuar zërat dhe skepticizmin e sprovës së humbur për një protestë masive këtë të enjte përpara parlamentit, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se në 23 maj opozita do organizojë një tjetër protestë përpara kryeministrisë. Protesta këtë herë do të jetë më e organizuar dhe pritet të jetë edhe më masive për shkak edhe të hapësirës në të cilën do të zhvillohet. Në mbledhjen e djeshme të organizuar nga kryetari i PD-së Lulzim Basha me strukturat e partisë në rrethe, janë dhënë direktivat që duhen pasur parasysh për protestën e të premtes për koordinatorët. Sipas burimeve pranë PD-së, mësohet se kryetari Basha ka kërkuar nga të gjithë përfaqësuesit në rrethe që në protestën e 23 majit të ketë sa më shumë militantë, sidomos nga bashkitë dhe komunat që drejtohen nga të djathtët.
Basha nuk ka komentuar gjatë komunikimit që ka pasur me strukturat në lidhje me pjesëmarrjen apo jo të aleatëve të PD-së, megjithatë mësohet se kryetari Basha është në bisedime me partitë e tjera opozitare për t’i bindur që t’i bashkohen protestës së 23 majit. Organizimi për protestën e së premtes ka vënë në lëvizje edhe të zgjedhurit vendor, ku dy ditë më parë Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, në një takim me strukturat e PD-së në Bathore ka kërkuar sa më shumë pjesëmarrje në protestën e premtes, takim ku kanë qenë të pranishëm edhe ish-zv/ministri i Brendshëm Avenir Peka dhe ish-ministri i Arsimit Myqerem Tafaj. Kjo është protesta e katërt e opozitës që nga koha kur Lulzim Basha erdhi në krye të Partisë Demokratike, ku tre të parat janë zhvilluar para selisë së kryeministrisë ndërkohë që e fundit, me një pjesëmarrje shumë të ulët u zhvillua këtë të enjte përpara parlamentit.
Deklarata e BashësNë komunikimin që ka pasur me mediat kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se opozita nuk do të ndalë protestat deri në dorëheqje të kryeministrit Rama. Kreu i opozitës u shpreh se ngjarja e Divjakës nuk mund të anashkalohet, pasi nëpërmjet saj duken qartë lidhjet e qeverisë me drogën dhe trafikantët e lëndëve narkotike. “Opozita është në këmbë prej 8 muajsh duke denoncuar zhbërjen e rendit përmes goditjeve të strukturuara të Edi Ramës dhe kupolës së tij kundër Policisë së Shtetit, kundër ligjit dhe ligj zbatimit, duke denoncuar emërimet në poste kyçe jo vetëm në Policinë e Shtetit por të infrastrukturës shtetërore, të trafikantëve të dënuar në Shqipëri dhe jashtë Shqipërie për trafik droge.
Të vetmit që nuk ndajnë këtë shqetësim, janë Edi Rama dhe kupola e tij”, deklaroi Basha. Sipas tij,kupola e kryeministrit është e shqetësuar për të gjetur mënyrën se si t’i shmanget skandalit të trafikut të drogës dhe për këtë opozita do të jetë në protestë në 23 maj.
Basha ka ftuar në protestën e të premtes edhe deputetët socialistë të zhgënjyer nga situata, të cilët sipas Bashës janë shtuar shumë së fundmi.
Redaksia Online(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2868
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18