Basha imiton Ramën për
strategjinë opozitare të PD

Basha imiton Ramën për<br />strategjinë opozitare të PD
TIRANE- Aktiviteti opozitar i Lulzim Bashës duket se është një pasqyrim i asaj çka ka bërë Edi Rama në kohën kur ishte lideri i opozitës, pra para 23 qershorit të vitit 2013. Kjo pasi në të gjitha deklaratat e bëra nga Basha dhe qëndrimet e mbajtura prej tij, duket se shkojnë në një linjë paralele me strategjinë e Edi Ramës.

Rastet
Rastet më konkrete janë zhvillimet më të fundit politike në vend. Konkretisht në 2 muajt e fundit Basha ka mbajtur disa qëndrime identike me Ramën, të tilla si ankesat nëpër zyrat e kancelarive evropiane, kërkon mbështetje nga partitë simotra, mbajtja e fjalimeve të gjata para deputetëve etj.

Por krahas kësaj, një tipar tjetër është edhe kushtëzimi për bashkëpunimin politik në vend, por Basha i ka disi më të rënda kushtet se sa Rama. Rasti më tipik është ftesa e fundit e bërë nga ana e kryeministrit Rama për një takim, për të diskutuar për çështjen e reformës territoriale ku Basha vendosi disa kushte që as nuk llogaritet me atë çka kërkoi Rama për votimin e tri ligjeve. Konkretisht Rama theksonte në atë kohë që të zgjidhej çështja e kryetarit të qarkut të Fierit, ndërsa Basha nga ana e tij kërkon rikthimin e Zana Xhukës, mbajtjen e Endira Bushatit në krye të AMA-s pavarësisht se Kuvendi thekson se s’ka mandat, rikthimin e të pushuarve nga puna etj.

Strategjia
Imitimi i strategjisë opozitare nga ana e Bashës u duk edhe në mbledhjen e djeshme të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Basha në këtë takim tha të njëjtën shprehje që ka thënë kryeministri Rama rreth 1 vit më parë kur në Europë mbizotëruan partitë e majta. Basha dje theksoi se qytetarët e BE-së kanë filluar që t’i kthejnë sytë nga partitë e djathta, shprehje kjo e thënë edhe nga kryeministri Rama kur në Francë fitoi kandidati i majtë. Një tjetër imitim që doli ashiqare dje ishin edhe akuzat për të dhënat e INSTAT. Rama kur ishte në opozitë e akuzonte shumë herë ish-kryeministrin Berisha se manipulonte të dhënat statistikore të INSTAT në favor të tij, shprehje kjo që u tha dje edhe nga ana e Bashës në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.

Pretendimi
Basha theksoi dje se PD duhet të fillojë që të mendojë për qeverisjen pasi sipas tij, ai është alternativa e vetme e zhvillimit të vendit. Para deputetëve të PD-së, Basha tha se: “Tendenca për të votuar të djathtën po shndërrohet në frymën e kohës ku jetojmë. Ky është një fakt që na shton besimin dhe optimizmin e fillimit tonë të ri për rritjen e besimit dhe të mbështetjes popullore ndaj PD-së dhe të djathtës për ringritjen me një mendje akoma më të hapur dhe me një organizim akoma më të fuqishëm në shtëpinë tonë të lirisë për rikthimin me forca, energji dhe vizione të reja në marrjen e përgjegjësive të qeverisjes”.

Shkrimi u publikua sot (10.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta