Basha 'injoron luftën' në PD, nxjerr në terren deputetët, flasin për propozimin për uljen e TVSH për ushqimet bazë: Rritja e çmimeve ka rritur varfërinë

Basha 'injoron luftën' në PD, nxjerr në terren deputetët, flasin për propozimin për uljen e TVSH për ushqimet bazë: Rritja e çmimeve ka rritur varfërinë

Jorida Tabaku në takimet në Tiranë

Në këtë periudhë 'lufte' brenda Partisë  Demokratike ku e ardhmja duket më e paqartë se kurrë, Lulzim Basha përpiqet ta bëjë të duket situatën normale. Së fundmi pasi ka propozuar uljen e TVSH-së në 6% për ushqimet bazë, deputetët e PD kanë dalë në terren pikërisht për këtë qëllim.

Deputeti i Korçës, Ervin Salianji, ka qenë në zonën e tij elektorale. Ai shkruan se qytetarët janë të "ngopur" me debate politike dhe zhytur në pasiguri për atë që ky mandat i tretë i kësaj shumice ilegjitime po paralajmëron!

"Pa mbushur ende një muaj që kanë hyrë në zyra dhe shikoni çfarë po ndodh: çmimi i bukës i rritur me 20 lekë, çmimet e shportës vazhdojnë rriten, nafta, gazi dhe gjithçka tjetër po pësojnë rritje! Ata që kanë përgjegjësi heshtin! Isha sot në Korçë për të prezantuar tek qytetarët propozimin e PD për uljen e TVSH-së për produktet e shportës nga 20% në 6%. Thënë më thjeshtë: vaj, sheqeri, miell, oriz, makarona, kripë, kos, qumësht, bukë dhe ujë, me çmime më të lira si pasojë e uljes së TVSH-së. Ky do të jetë propozimi që do mbrojmë më fortë në Kuvend sepse ky ndikon drejtpërdrejtë në ekonomitë e familjeve tuaja! Diferencën në politikë e bëjnë aktet! Koha do të tregojë më shume", shkruan Salianji nga Korça.

Ndërkohë që deputetja e Qarkut Tiranë, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorë të Sauku në kryeqytet.  

"Nuk janë kohë të lehta , çmimet e produkteve të shportës rriten ndërsa Sauku varfërohet. Asfaltit elektoral po i del boja ndërsa vendi zhytet në pluhur dhe varfëri. Varfëria e rritur dhe punësimi gjithnjë e më i ulët në këtë zonë. Infrastruktura e munguar shkollore dhe zhvlerësimi i pronës", nënvizon ajo.

Deputeti i Vlorës, Arb Agalliu nga Orikumi shkruan se ka denoncuar | edhe njëherë rritjen e çmimeve të produkteve të shportës.

"Gjithashtu folëm për problemet që ka kjo zonë sikurse janë mungesa e infrastrukturës, energjia elektrike, papunësia, mbyllja e bizneseve, etj. Shqetësues ishte edhe mungesa e transportit për fëmijët e fshatrave Tragjas, Radhimë e Dukat të cilët detyrohen të ndjekin shkollën në Orikum sepse shkollat në këto fshatra janë mbyllur. Rikthimi i Orikumit në bashki, si domosdoshmëri për këtë zonë, ishte një çështje tjetër e diskutimeve", ka shkruar Agalliu.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë