Basha: Interesat e demokratëve më të shenjta se çdokush, do vazhdojmë përpara! Zemra e hapur për këdo që ka gabuar

 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka theksuar sot se PD nuk do të përçahet, por përkundrazi do të vijojë përpara me misionin e saj. Nga selia e PD, Basha tha se ky 31-vjetor i PD është një ditëlindje e thyer për shkak se u vendos interesi personal mbi atë të demokratëve. Basha tha se PD mirëpret të gjithë ata që kanë gabuar, duke iu referuar demokratëve që iu bashkuan Berishës, por që kanë motive të pastra.

"Interesat e demokratëve janë më të shenja se çdokush dhe gjithça tjetër. Hijet e së kaluarës nuk duhet tju turbullojnë. Ne jemi PD e Shqipërisë pro amerikane, e vlerave të perëndimit. Çdo përpjekje për të na ndalur në këtë rrugë, për të na tërhequr nga përballja frontale që paraqet regjimi grabitqar i lindur nga masakra e 25 prillit është dhe duhet të jetë e shkuara. Ne jemi këtu dhe unë jam këtu për të konfirmuar në nderin tuaj dhe gjithë demokratëve se e shkuara nuk mund dhe nuk do na pengojë në misionin tonë. Duke nisur nga ky moment e deri në realizimin e objektivit tonë parësor për të çelur rrugën europiane Shqipërisë, ne të gjithë bashkë do vazhdojmë përpara. Të shtunën më 18 dhjetor tek Pallati i Kongreseve në Tiranë. Le mos t'i lejojmë atë ditë. Është një ditëlindje e thyer për shkak të shkelmimit të një vlere, vendosjen e interesit personal mbi atë të demokratëve, por e dimë që jo çdo ditëlindje shkon siç e duam, por ne mësojmë dhe ecim përpara, me zemrën e hapur për këdo që ka gabuar, por ka motive të pastra, me vendosmërinë për t'i thënë kujtdo që duan PD të përçarë, nuk do ja dilni ne jemi e do vardojmë të bashkuar", tha Basha.

 


Lajmi kryesor:

Kuvendi i Berishës e shkarkoi, Basha nga selia e PD thirrje demokratëve: Mos lejoni hijet e së kaluarës t'ju turbullojnë! Vazhdojmë përpara, zemra e hapur për ata që kanë gabuar


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK