Kuvendi i Berishës e shkarkoi, Basha nga selia e PD thirrje demokratëve: Mos lejoni hijet e së kaluarës t'ju turbullojnë! Vazhdojmë përpara, zemra e hapur për ata që kanë gabuar

Teksa në Kuvendin Kombëtar të Sali Berishës u vendos shkarkimi i Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD-së, ky i fundit tha sot i vendosur se e shkuara nuk do ta pengojë partinë më të madhe opozitare në vend që të vijojë përpara.

Në festën e mbajtur në selinë blu në 31-vjetorin e PD, ku u inagurua edhe instalacioni me firmëtarët e themelimit të kësaj partie, Basha tha se kjo ditëlindje i gjen demokratët zemërthyer për shkak të përçarjes së PD, por i bëri thirrje demokratëve që të mos lejojnë 'hijet e së kaluarës' t'i turbullojnë.

Një ftesë Basha e pati edhe për ata që 'kanë gabuar', por që kanë motive të pastra, ku tha se 'zemra' e demokratëve është e hapur për ta.

Basha nënvizoi se kulti i individit që rrezuan në 20 shkurt nuk do të ringrihet në asnjë formë, teksa shtoi se në rrugëtimin e saj, PD ka mbështetjen e SHBA.

Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha vijon punimet në stadiumin 'Ai Albania', ku u vendos  shkarkimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve, Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj. Shkarkimi i tyre u bë me argumentin se nuk ishin zgjedhur sipas statutit të partisë. Po ashtu ka filluar votimi i fshehtë për shkarkimin e Bashës, votim i cili sipas organizatorëve do të ratifikohet me referendum në datën 18-dhjetor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:48
Basha: Interesat e demokratëve më të shenjta se çdokush, do vazhdojmë përpara! Zemra e hapur për këdo që ka gabuar

 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka theksuar sot se PD nuk do të përçahet, por përkundrazi do të vijojë përpara me misionin e saj. Nga selia e PD, Basha tha se ky 31-vjetor i PD është një ditëlindje e thyer për shkak se u vendos interesi personal mbi atë të demokratëve. Basha tha se PD mirëpret të gjithë ata që kanë gabuar, duke iu referuar demokratëve që iu bashkuan Berishës, por që kanë motive të pastra.

"Interesat e demokratëve janë më të shenja se çdokush dhe gjithça tjetër. Hijet e së kaluarës nuk duhet tju turbullojnë. Ne jemi PD e Shqipërisë pro amerikane, e vlerave të perëndimit. Çdo përpjekje për të na ndalur në këtë rrugë, për të na tërhequr nga përballja frontale që paraqet regjimi grabitqar i lindur nga masakra e 25 prillit është dhe duhet të jetë e shkuara. Ne jemi këtu dhe unë jam këtu për të konfirmuar në nderin tuaj dhe gjithë demokratëve se e shkuara nuk mund dhe nuk do na pengojë në misionin tonë. Duke nisur nga ky moment e deri në realizimin e objektivit tonë parësor për të çelur rrugën europiane Shqipërisë, ne të gjithë bashkë do vazhdojmë përpara. Të shtunën më 18 dhjetor tek Pallati i Kongreseve në Tiranë. Le mos t'i lejojmë atë ditë. Është një ditëlindje e thyer për shkak të shkelmimit të një vlere, vendosjen e interesit personal mbi atë të demokratëve, por e dimë që jo çdo ditëlindje shkon siç e duam, por ne mësojmë dhe ecim përpara, me zemrën e hapur për këdo që ka gabuar, por ka motive të pastra, me vendosmërinë për t'i thënë kujtdo që duan PD të përçarë, nuk do ja dilni ne jemi e do vardojmë të bashkuar", tha Basha.

 

Ora 12:38
Ditëlindja e 31 e PD, Basha zbulon instalacionin me firmëtarët e themelimit të PD:  Pa SHBA s’mund ta shkruajmë historinë

Teksa në Kuvendin e Berishës në 'Air Albania' u votua statuti i ri, Basha nisi festën në PD për ditëlindjen e 31 të kësaj partie. Basha tha se PD mbetet e vendosur për të vijuar përpara, teksa theksoi edhe njëherë se kjo nuk mund të arrihet pa mbështetjen e SHBA.

"Ditë kuptimplotë për të gjithë shqiptarët që kanë në zemr vlerat e lirisë dhe demokracisë. Vlera me të cilat u nisëm 31 vite më parë në një rrugëtim plot me sprova, ushqyer nga ëndrrat më të bukura të studentëve të dhjetorit. Ndryshe nga herë të tjera, PD e kujton këtë ditë duke përjetësuar në ambient e saj dokumentin themeltar të firmëtarëve të PD, të emrave të tyre që sot nuk janë mes nesh, por të paharruar në zemrat e demokratëve, të atyre që ndodhen jashtë vendit, atyre që janë kthyer për të festuar me ne. Këtë instilacion do ta zbulojnë dy vajza anëtare të FRPD që nuk kishin lindur kur kjo parti kishte lindur, por sis simbol i vazhdimit të simbolit tonë për shqiptarët, për rininë, për të ardhmen. Ti mbijetosh çmendurisë së komunizmit, nuk është fat por tregues si guximit dhe instinktit të mbijetesës së këtij kombi fisnik. T'i primë daljes nga ky tranzicion i stërzgjatur ishte dhe mbetet misioni i demokratëve i PD. me barrën e rëndë të të kaluarës mbi supe, me gjyle dhe vargonj nën këmbë, me mina të plasura e të paplasura, kemi ecur përpara sprovë pas sprove. Kemi njohur moment et tona të dështimit, që kanë rënduar mbi kurrizin e shqiptarëve por sot jam këtu si kryetar i një partie demokratike që kur gabon di të kërkojë ndjesë, të korrigjohet dhe të ecë përpara drejt së ardhmes. Kur e dimë se mentalitet e të shkuarës po mundohen të shkeuajnë histori e asnjë nga këto arritje nuk do ishin kthyer në realitet për shqiptart, pa mbështetjen e perëndimit, e aleatit tonë strategjik, SHBA, pa mbështetjen e BE dhe vendeve anëtare të BE. Natyrisht kishte dhe gabime, gabime që i kemi paguar shtrenjtë si familje politike. Nuk mund të harrojmë se borxhi moral ndaj palcës së familjes sonë politike, ndaj ashtit anti-kominust, të përndjekurve politik, është një nga borxhet akoma të pashlyera, kjo në pjesën më të madhe për shkak të përgjegjësisë sonë. Në këtë ditëlindje të thyer, sot të përndjekurit dhe pronarët nuk kanë asnjë arsye të shpresojnë të kundërshtari politik, kanë të drejtë të kërkojnë me zë të lartë zgjidhjen te PD, kjo as nuk fshihet as nuk zbehet as nuk copëtohet nga kalimi i kohës. Beteja jonë nuk resht e nuk ka për të reshtur. Sot në këtë 31-dhjetor ne nuk harrojmë se lindëm si partia e rinisë shqiptare dhe jemi e mbetemi partia e rinisë shqiptare', tha Basha.

Ora 11:40
Reporteri i Shqipërisë në BE, Lega uron Bashën për ditëlindjen e PD: Të mbetet e bashkuar dhe e fortë

Eurodeputeti dhe reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, David Lega ka uruar sot Lulzim Basha për 31-vjetorin e themelimit të PD. Me një postim në T witter, Lega shkruan se PD ka luajtur një rol të rëndësishëm në arenë politike në Shqipëri dhe duhet të mbetet e bashkuar dhe e fortë.

“Urimet më të ngrohta për 31 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Kryetarit Lulzim Basha. Partia Demokratike ka luajtur një rol të rëndësishëm në arenën politike në Shqipëri dhe duhet të mbetet e bashkuar dhe e fortë”, shkruan Lega.

Ora 11:20
Përvjetori i 31 i PD, Basha: Ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë për interesat e tyre! Nga ky 11 dhjetor do të dalim më të bashkua

 

'Ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë', ky ishte komenti i Lulzim Bashës për këtë 31 vjetor të themelimit të PD-së. Në hyre të selisë blu, ku sot do të zhvillohet një festë për ditëlindjen e kësaj partie, Basha thotë se pas këtij 11 dhjetori PD do të dalë e bashkuar.  

"Gëzuar 11 dhjetuar ditëlindjen e PD, ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë PD për interesat e tyre por nga kjo ditëlindje PD do të dalë e bashkuar  dhe e vendosur për demokratët", tha Basha.

Ora 10:07
Përvjetori i themelimit të PD, Arbi Agalliu: PD lindi si mburojë e interesave të shqiptarëve! S'bëhet mburojë e interesave personale të askujt, as të Berishës

Në përvjetorin e themelimit të PD-së, Sekretari i Grupit, Arbi Agalliu teksa i ka bërë thirrje demokratëve që të jenë të bashkuar, thekson se partia lindi si mburojë e interesave personale të shqiptarëve dhe nuk do të shndërrohet në mburojë të interesave personale të askujt, as të Sali Berishës.

"Partia Demokratike ka lindur si parti e fjalës së lirë, si parti e të drejtave të njeriut, si parti e tregut të lirë e mbi të gjitha si parti pro Amerikane. Partia Demokratike lindi si mburojë e interesave të shqiptarëve do të vazhdojë e tillë e jo pronë e as mburojë e interesave personale të askujt, as të z.Sali Berisha. Për këdo që u përball me gënjeshtra dhe manipulime të stilit komunist u them se në këtë ditë të shënuar të gjithë duhet të jemi të bashkuar, larg interesave personale, të tejkalojmë veten në të mirë të demokratëve dhe shqiptarëve", shkruan ai.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Etniku: 11/12/2021 20:00

    Enveriiiii... Saliuuuuu...Luliiiiii...Ramaaaaaa! Po nga vetja kur do shikojme? Apo keni frike te jeni vertete te lire? Shkoni si kope pas disa tipave, e hani sa krahu, pastaj shkoni akoma prapa tyre si kope e sa me shume e hani nga keta tipat qe u shkoni nga pas aq me shame e hani. Qofshi ju qe jeni.

    Përgjigju
  • 007: 11/12/2021 15:48

    Ska pse rri policia skutave te xhamise, Dhe te bej sikur eshte ne gadishmeri, por te veproje. Vetem sot po te hedhi nje sy nga selia e pd Ka me dhjetra persona ne kerkim qe duken me sy, Ska nevoje per shume agjenture! Po jeni llum te gjithe te perfishire.

    Përgjigju
  • Basha: 11/12/2021 15:46

    Pse nuk bet ndonje xhiro nga selia e PD Te shikonit makinat e parkuara te sipatizanteve Te lulit me xhama te zi, makina kriminelesh E makina ushtaresh qe i kane ne burg shefat! Kaloni mos e neglizhoni dhe verifikojini targat dhe makinat!!! Dhe ne fund te kesaj kauze kto presin te vijne ne pushtet! Mjer ne... presim per dite me te mira gjasme, Nga shiu ne bresher..

    Përgjigju
  • adi: 11/12/2021 13:50

    ik flej me katlon sot lul

    Përgjigju
  • Mala: 11/12/2021 12:20

    PO festoni pervjetor,apo po beni njefare "Gr ushtteti partiak"?!!Nuk besoj ne kapacitetet e stadiumit qe merr aq veta sa th ot "zyrtarisht"Berisha.Pak me pak,...!Pak me pak...!Apo shume me pak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston