Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, ka vënë alarmin pas raportit britanik për trafikimin e qenieve njerëzore. Basha shkruan në “Facebook” se shqiptarët janë viktimat më të mëdha të skllavërisë moderne në Britani, 346 viktima nga 1500 të dokumentuara.

Sipas kreut të PD, raporti britanik tregon një plagë të madhe të shoqërisë shqiptare, trafikimin e vajzave dhe grave nga bandat kriminale. Ndërsa nuk lë pa sulmuar dhe kryeministrin Edi Rama, teksa shton se kjo ndodh kur ky i fundit e ndan pushtetin me trafikantët dhe përdhunuesit

“Shqiptaret jane viktimat me te medha te skllaverise moderne ne Britani, 346 viktima nga 1500 viktima te dokumentuara. Raporti britanik tregon nje plage te madhe te shoqerise tone, trafikimin e vajzave dhe grave nga bandat kriminale. Kjo ndodh kur KM i vendit ndan pushtet me trafikantet dhe perdhunuesit!”, shkruan Basha. 

raporti
(Postimi i Lulzim Bashës në Facebook për raportin britanik)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com