Presidentia e Kosovës ka vlerësuar mbështetjen e madhe që PD dhe zoti Basha i kanë dhënë Kosovës si për shpalljen e pavarësisë ashtu dhe për njohjen e saj ndërkombëtare.
Ashtu si dje në qeveri dhe sot në opozitë, Partia Demokratike tha zoti Basha do të vazhdojë të ofrojë të gjithë mbështetjen për procesin e liberalizimit të vizave, antarsimin në institucionet ndërkombëtare dhe njohjen nga shtete që ende se kanë njohur Republikën e Kosovës, në mënyrë që të bëhet sa më parë antare e OKB-së.
Kryetari I Partisë Demokratike theksoi se ndonëse I ka përshëndetur dhe inkurajuar takime më të shpeshta mes dy qeverive, duhet veprim konkret, pasi sic u shpreh dhe presidentia Jahjaga, sipërmarrësit ende përballen me pengesa doganore, me taksa dhe tarifa që shtohen dhe rriten. Zoti Basha tha se hapat për zgjerimin lehtësimin dhe thellimin e bashkpunimit duhet të jenë funksionale dhe praktike.
Zoti Basha përmendi si fushë të rëndësishme të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës energjinë duke theksuar nevojën e një vizioni dhe vendosmërie të re për të bërë të mundur në fushën energjitike një ndryshim kolosal të ngjashëm me atë që solli ndërtimi I Rrugës së Kombit. Një vend të vecantë në takimin Basha -Jahjaga zunë dhe zhvillimet e brendshme në të dy vendet, ku sfidë e përbashkët për zhvillimin ekonomik dhe integrimin mbetet lufta kundër krimit dhe korrupsionit.
Duke u ndalur në zhvillimet në Shqipëri, zoti Basha theksoi se vendi ka bërë hapa pas në standartet demokratike, kusht për integrimin europian, sic janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, promovimi në nivele të larta drejtuese të shtetit dhe administratës të personave me precedent kriminal, pasiguria juridike, rënia ekonomike dhe më e fundit shkatërrimi istrandarteve të zgjedhjeve. Raporti I OSBE- Odihr për zgjedhjet e 21 qershorit nënvizon problematikën e madhe e cila ka pamundësuar shprehjen e lirë të vullnetit të zgjedhësve, përmes presionit, shitblerjes së votës etj.
Lideri i opozitës Basha ka vlerësuar maturinë e treguar nga klasa politike e Kosovës për krijimin e Gjykatës Speciale si një zgjidhje që do tu japë fund akuzave dhe përbaltjeve kundër luftës së drejtë clirimtare të popullit të Kosovës. Serbia, tha zoti Basha, duhet të përgjigjet për dramën familjare dhe kombëtare të mijëra personave të zhdukur. Zoti Basha ka vlerësuar edhe progresin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, në funksion të një realiteti të ri bashkëpunimi vetëm mes Kosovës dhe Serbisë por edhe mes vendeve të tjera të rajonit.
Bashkepunimi rajonal është një mundësi e madhe për zhvillim ekonomik, theksoi zoti Basha duke nënvizuar investimin politik të kancelares Gjermane Angela Merkel përmes procesit të Berlinitsi një mundësi që duhet miradministruar për të thithur investitorë të huaj por edhe për të përfituar fonde për zhvillimin e infrastrukturës, dhe për të nxitur bashkëpunimin në fusha të ndryshme mes vendeve të rajonit, duke krijuar në këtë mënyrë një bashkjetesë të re mes popujve tanë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)