TIRANE- Partia Demokratike po praktikon një bojkot alternativ në sallën e Kuvendit. Në seancën plenare të ditës së djeshme, opozitarët nuk kishin regjistruar emrat në asnjë pikë të rendit të ditës çka do të thotë një largim nga punimet parlamentare. Kjo gjë sjell edhe një bojkot në mënyrë indirekte të opozitës nga salla e Kuvendit e cila ditën e djeshme tentoi që të merrte fjalën vetëm gjatë pikës së parë të rendit të ditës, atë të miratimit të procesverbalit të mbledhjes së kaluar të parlamentit.
Mbledhja
Ashtu siç është bërë zakon, seanca plenare nisi me një orë vonese për shkak të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Që në hapjen e seancës, deputetët e PD-së kërkuan fjalën e tyre për të debatuar në këtë pikë të rendit të ditës e cila sipas rregullores, përcakton se diskutimet bëhen vetëm për çështjen teknike të procesverbalit. Pra, i gjithë debati bazohet në propozime konkrete të deputetëve lidhur me zbardhjen që i është bërë mbledhjes së shkuar.
Por ashtu siç pritej, mbledhja u bazua vetëm tek akuzat e Partisë Demokratike ndaj mazhorancës për debatin e fundit politik si shkarkimi i Zana Xhukës, integrimi etj. Debati u tensionua aq shumë, sa që Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ndryshe nga çdo herë tjetër ezauroi tolerancën e tij ndaj opozitës në diskutimet boshe që janë në shkelje të rregullores së Kuvendit duke ia ndërprerë disa herë fjalën deputetëve të PD-së.
Pas ndërprerjes së fjalës në mënyrë të përsëritur nga ana e Metës, deputetët e Partisë Demokratike rrethuan foltoren duke kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që të lëshonin akuza të tjera ndaj mazhorancës. Në këtë moment, kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka filloi duke ngritur zërin ndaj Ilir Metës ku kreu i Kuvendit theksoi se: “Mos më ngrini zërin se nuk jam nga ata që trembem. Mos e merrni tolerancën për frikë.
Merreni me qetësi se vetëm hallin e integrimit nuk e keni ju se po ta kishit, ishit sjellë ndryshe”. Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Palokës i cili tha se kërkon vetëm të drejtën e fjalës në Kuvend duke shtuar se kjo është një e drejtë që ia jep rregullorja. “Më vjen mirë që dolët në zërin tuaj se kishit kohë që luanit tolerantin. S’kam parë kryetar që thotë, hajde të matim forcat”,- tha Paloka
Basha jep direktiva për bojkot
Gjatë momentit të tensionimit të situatës, deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i bie celulari dhe personi që e telefonoi kërkoi që të fliste me Edi Palokën. Pasi deputetja e PD-së ia kalon telefonin Palokës, duket se merr një direktivë të prerë e pas 2 minutash, opozita u largua nga salla e Kuvendit. Sipas të gjitha gjasave, personi që dha direktivën, ishte vetë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasi largimi i menjëhershëm i opozitës nga salla e Kuvendit nuk kishte se si të vinte pa një urdhër nga lart. Kjo pasi vetë PD-ja nuk kishte ndërmend që të largohej deri në atë moment dhe po këmbëngulte fort që të vijonte debatin jashtë rendit të ditës në aulën e Kuvendit.
Debatet në Kuvend
Meta- Palokës: Mos më ngre zërin mua, s’jam tip që trembem
HALIMI: -Pse kërkoni konflikt me opozitën? Pse po përplaseni me presidentin? Bashkëpunoni me opozitën pasi në të kundërt nuk do ta merrni statusin.
BUMÇI: -Nëse në takimin e Komisionerit do të ishin shkruar të gjitha ato që themi ne, jo 5 shtete, por të gjitha do të dilnin kundër marrjes së statusit të vendit kandidat.
META: -Të lutem zotëri, nuk jemi këtu për të dëgjuar ankesat tuaja.
TOPALLI: -Pse e ndërpreve seancën e ditës së enjte?
META: -Si do ta mblidhja parlamentin kur do të ikte Berisha në Irlandë?
TOPALLI: -Të enjten e shkuar ju mbyllët dyert e parlamentit.
META: -Jepjani fjalën zonjës Topalli, meqë këtu zëvendëson zotin Berisha. Lidhur me seancën e ditës së enjte do të jap shpjegimin tim nga ana objektive dhe emocionale. Nga ana objektive ishin disa projektligje që ishin ende nën shqyrtim në komisione si edhe ditën e mërkurë u mbajt një seancë në nder të presidentit italian. Nga ana emocionale është mungesa e Berishës. Nëse kam bërë një shkelje kaq të rëndë, keni votat për të kërkuar një mocion ndaj meje.
TOPALLI: -Ju keni bërë shkeljet më të rënda të parlamentit.
META: -Kush jeni ju që flisni në emër të parlamentit? Bëni mocion nëse keni pakënaqësi.
TOPALLI: -Nuk keni asnjë të drejtë ligjore për të shtyrë seancën. Kishe frikë se ishin shoferët në protestë. Mund ta kishe hedhur në votim shtyrjen e seancës në mbledhjen e ditës së mërkurë.
META: -Ju që flisni në emër të ligjit dhe Kushtetutës, fjalën e ka zoti Noka.
NOKA: -Kryeministri jonë është bërë si Ver Llapa tek “21 dhjetori”. Ky çifti këtu (Rama-Meta) po kërcënon demokracinë në këtë vend.
TOPALLI: -Ju thoni se largimi jonë ishte shkaku i shtyrjes së seancës. Po çfarë do të kisha bërë unë, kur ju bojkotuat parlamentin me ditë të tëra, ta kisha mbyllur fare ?
BREGU: -O zoti Meta dhe zoti Kryeministër a e keni kuptuar rëndësinë e rrugës deri në qershor? Ju kishit 83 deputet, por vendosët që të blinit edhe 2 të tjerë nga opozita.
PALOKA: -Të akuzosh opozitën për mbylljen e parlamentit, edhe kjo nuk kishte ndodhur. Juve ju është bërë ves që të shkelni Kushtetutën. Në vend që të ndiqni këshillat e atij që ju do më shumë juve sesa ne, ju bëni të kundërtën dhe e dini se për kë e kam fjalën. Nuk kishte gjë më absurde se sa kur thatë se kreu i institucionit që mbanë sekretet e shtetit nuk ka certifikatë sigurie.
LUTAJ: -Po ti s’merr vesh.
PALOKA: -Ti s’merr vesh jo unë. Ne kërkojmë mbështetjet e atyre jashtë që na mbështesin.
META: -Ju keni ardhur për të prishur seancën plenare.
PALOKA: Ka të drejtë që çdo deputet të kërkojë fjalën për procedurë.
META: -Mos më ngrini zërin, se nuk jam nga ata që trembem. Mos e merrni tolerancën për frikë. Merreni me qetësi se vetëm hallin e integrimit nuk e keni ju se po ta kishit, ishit sjellë ndryshe.
PALOKA: -Më vjen mirë që dolët në zërin tuaj se kishit kohë që luanit tolerantin. S’kam parë kryetar që thotë: hajde të matim forcat!
META: -Po propozoni pra, çfarë doni të propozoni, për çfarë rend dite e keni fjalën, po thoni, propozojeni dhe vijojmë me rendin e ditës.
PALOKA: -Po çfarë rendi dite po thoni? Ju po shkelni Kushtetutën, nuk zbatoni vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
(Opozita largohet nga salla)
RAMA: Jozefinë, unë për ty erdha, ti po ikën. Ku po ikën o Jozefinë, a më thirre për interpelancë?
Shkrimi u publikua sot (11.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Meta: Vetëm hallin e integrimit s'keni