Basha justifikon humbjen në Dibër:
Zgjedhjet i fitoi "karteli i drogës"

Basha justifikon humbjen në Dibër:<br />Zgjedhjet i fitoi "karteli i drogës"
Është disfata e dytë që kur Lulzim Basha mori drejtimin e Partisë Demokratike. Çdo alibi për përligjur humbjen në Dibër mund të ulë më tej besueshmërinë e opozitës shqiptare, por me sa duket, justifikimi është i pashmangshëm. Pavarësisht deklaratave për fitore dhe garancisë për paprekshmërinë e votës, Partia Demokratike nuk e pranon verdiktin e dibranëve.

Kryetari i Parisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se zgjedhjet në Dibër i fitoi karteli i drogës, krimit dhe korrupsionit. Sipas Bashës dibranët u shitën, u trembën dhe u mposhtën.

Karteli i Drogës e fitoi këtë betejë por zbuloi skemën para Dibrës dhe mbarë Shqipërisë. Ne e humbëm këtë betejë. Por unë dua të falënderoj sot me zemër 14518 qytetarë, burra dhe gra të Dibrës, e në veçanti rininë dibrane, vajzat dhe djelmëninë dibrane që nuk u joshën, nuk u blenë, nuk u shitën, nuk u trembën, nuk u mposhtën por votuan për bindjen e tyre të lirë. Në Dibër Partia Demokratike dhe qytetarët e ndershëm të cilët besojnë tek procesi politik, të cilët besojnë tek zgjedhjet e liria dhe të ndershme u përballën me kartelin e drogës, krimit dhe korrupsionit i cili ushtron dhunë për të mbajtur nën kontroll qeverisjen. Fatkeqësisht në këtë përplasje fitoi karteli i krimit dhe humbi politika. Ose më saktë në Dibër u asgjësua krejtësisht procesi politik”, tha Basha.

Për humbjen
Lulzim Basha bëri një dallim mes humbjes në 2015 dhe humbjes në djeshme. “Ne i humbëm zgjedhjet në Dibër edhe në vitin 2015. Por në vitin 2015 ne u përballëm dhe humbëm para qytetarëve të ndershëm Dibranë që besuan sinqerisht tek Rilindja. Kurse sot ne humbëm para kartelit të drogës, të krimit në pushtet, të korrupsionit. Ky kartel shfrytëzoi mjerimin, varfërinë, humbjen e shpresës së njerëzve për t’u rrëmbyer atyre votën. Dikujt me para, dikujt me kanabis, dikujt me premtime, dikujt me presion.
Ne e kuptojmë këtë situatë. Ata kanë humbur kaq shumë shpresën tek politika sa mendojnë që më mirë një thes me miell sot se sa të besosh premtimet e politikanëve që nuk bëhen kurrë realitet. Zhgënjimi i tyre, humbja e shpresës u përdor në mënyrë mjeshtërore e kriminale nga pushtet
i”, tha Basha.

Reagimi i parë
Kryetari i Parisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili disa ditë më parë parti deklaruar se nga Dibra do të niste ndryshimi, e ka shpallur 11 shtatorin një ditë të zezë. Duke folur gjatë homazheve për 18-vjetorin e Azem Hajdarit, Basha ka theksuar se krimi dhe politika u bënë bashkë.

E sotmja është një ditë e zezë për politikën shqiptare. Është dita kur politika dhe krimi u bënë njësh sepse politika në aleancë me krimin u kthye në politikë në shërbim të krimit. Politika në shërbim të krimit prodhoi traumën e madhe kombëtare, sulmin e madh ndaj vlerave themelore të demokracisë dhe shtetit ligjor, zhytjen e Shqipërisë në kriminalitet, pasiguri dhe vrasje të Heroit të Demokracisë Azem Hajdari. Ndaj e sotmja është po kështu një ditë apeli për çdo shqiptar pavarësisht bindjeve politike që të mos pajtohemi me politikën e inkriminuar, të mos pajtohemi me inkriminimin e politikës, për demokratët e në veçanti për rininë demokrate, e sotmja është një ditë kushtrimi. Një betejë e përmasave epike na pret në meidanin e historisë”, u shpreh Basha.

Përplasja e deputetëve
Ende pa u numëruar kutitë e fundit, eksponentë të Partisë Demokratike, të ngarkuar për drejtimin e fushatës, kanë shprehur pretendime për blerjen e votës. Ndonëse përfaqësuesit kryesorë të opozitës u angazhuan për mbrojtjen e votës, përfaqësuesit e PD pretendojnë se votat u blenë me paratë e drogës.

Rezultati i orës së fundit nga Dibra: Deri tani kryeson banda e drogës me rreth 322.000 euro avantazh (të paguara prurësit më të parë)! Kaq!”, shkruan Gent Strazimiri, i cili është angazhuar në fushatën në Dibër. Por jo të gjitha deputetët e PD përkrahin këtë linjë. Konkretisht, deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, ka uruar Muharem Ramën për fitoren, duke njohur rezultatin dhe pranuar humbjen në Dibër. I pranishëm në një qendër të numërimit të votave, Bumçi ka takuar nga afër Muharem Ramën, duke e uruar për fitoren, pa shprehur asnjë kontestim për rezultatin.

Fyerja e dibranëve
Nga ana tjetër, ish-drejtorë të Partisë Demokratike, ndër to edhe Endira Bushati, ka hedhur teza, sipas të cilave dibranët kanë humbur dinjitetin dhe kanë shitur vlerat. Por më i drejtpërdrejtë ka qenë dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili akuzoi dibranët se janë shitur për 50 euro. Sipas tij, dibranët preferojnë 50 euro se sa Rrugën e Arbrit. “Dibranët me shitjen e votës treguan që preferojnë 50 euro sesa Rrugën e Arbrit. 50 euro për 4 vjet përkthehet në 1 euro në muaj. Për 20 vitet e ardhshme nuk do ndërtohet rruga pasi siç duket nuk ju duhet as rruga, e as dinjiteti. Vidh Edvin e vidh Sadri”, shkruan Jamarbër Malltezi.
 
 
Justifikimi
Çdo alibi dhe spërdredhje për përligjur humbjen në Dibër mund të ulë më tej besueshmërinë e opozitës shqiptare, por me sa duket justifikimi është i pashmangshëm.
 
Linja tjetër
Jo të gjithë deputetët e PD përkrahën linjën e blerjes. Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, ka uruar Muharem Ramën për fitoren, duke njohur rezultatin dhe pranuar humbjen në Dibër.
 

Kreu i PD falënderon Shehun
 
Kreu i PD, Lulzim Basha, ka falënderuar kandidatin e opozitës, Sherefedin Shehun. “Ne bëmë më të mirën që mundëm gjatë kësaj fushate. Donim sinqerisht të fillonim një ndryshim për mirë në Dibër. Zgjodhëm një kandidat të shkëlqyer. Sherefedin Shehu është një dibran i mire dhe një punonjës publik model që e ka kaluar jetën në shërbim të interesit publik, pa u njollosur. Ndaj dua ta falënderoj për kontributin e tij, për përpjekjen e tij, për kurajon e tij. Ne bëmë një fushatë dinjitoze, folëm shtruar dhe hapur me të gjithë”, tha Basha. 


Deklarata e plotë e kryetarit të PD, Lulzim Basha

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron