Basha: Kandidatët e PD për
deputet do të zgjidhen nga populli

Basha: Kandidatët e PD për<br />deputet do të zgjidhen nga populli
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpërmjet një statusi në Facebook ka sqaruar mënyrën se si do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve të PD për deputet në zgjedhjet e ardhme.

Kryedemokrati Basha shprehet se çdo qytetar mund të propozojnë përfaqësuesit e tyre në Kuvend dhe se lista e kandidatëve demokratë për deputetë do të bëhet mbi bazën e këtyre propozimeve. Sipas tij të gjithë këta kandidatë do t'i nënshtrohen një procesi të vetingut të figurës, profesionalizmit dhe të së shkuarës komuniste..
 
"Demokratët dhe çdo qytetar tjetër mund të propozojnë përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Mbi këto propozime do përzgjidhet lista e kandidatëve demokratë për deputetë, të cilët do t’i nënshtrohen një procesi të vetingut të figurës, profesionalizmit dhe të së shkuarës komuniste", shkruan Basha.
 
Ai e cilëson këtë ndryshim të politikës  jo vetëm jetik por urgjencë kombëtare pasi sipas tij, pushteti duhet t'i kthehet njerëve.
 
"Tashmë, për ne ndryshimi i politikës është jo vetëm jetik por urgjencë kombëtare. Si kudo në perëndim, edhe në Shqipëri qeverisja duhet t’u kthehet më në fund njerëzve. Ndryshimin ajo po e fillon nga vetja. Para disa ditësh ne nisëm përzgjedhjen e hapur të kandidatëve për deputetë nga vetë njerëzit. Është vetëm hapi i parë i një kthese të madhe politike për Shqipërinë. Për herë të parë në historinë e vendit përfaqësuesit e popullit do të përzgjidhen nga vetë populli në çdo hap të procesit. Kështu garantohet se pushteti të burojë vërtetë nga njerëzit", deklaroi Basha.
 
Postimin e tij Basha e mbyll me një thirrje drejtuar votuesve të besojnë te PD dhe tek ky proces, ku sipas tij do të rikthejë shpresën dhe besimin e humbur.
 
"Dua t’u bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi që të bëhen pjesë e këtij ndryshimi. E di që shumë prej jush me të drejtë jeni mosbesues apo dyshues. E di që shumë prej jush keni humbur shpresën. Por, ka vetëm një mënyrë për të rikthyer shpresën dhe besimin: Ushtrimi i të drejtës për t’u vetëqeverisur. Ndaj përfshihuni në këtë proces duke propozuar kandidatin tuaj për deputet", mbyll postimin e tij kreu i PD. 

 
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?