Basha: Karantinë edhe në rrethe, të mos përplasen të gjithë në Tiranë! Qeveria të blejë sa më shumë tampona

Basha: Karantinë edhe në rrethe, të mos përplasen të gjithë në Tiranë! Qeveria të blejë sa më shumë tampona

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bën thirrje qeverisë që të blejnë menjëherë sa më shumë tampona me qëllim që të kryhen në kohë analizat, teksa vë theksin që duhet ketë karantina edhe në rrethe, që të mos dynden të gjithë në Tiranë.

Në këtë formë, thekson Basha, do të ketë një trajtim më të dedikuar për pacientët. Sipas tij, mungesa e krijimit të ambienteve të posaçme në rrethe duhet të realizohet menjëherë, në të kundërtën pasojat do të jenë të rënda. Një tjetër çështje të rëndësishme për të cilën Basha i bën thirrje qeverisë është dërgimi i ushqimeve dhe detergjente për familjet në nevojë dhe ndihmë ekonomike, pasi vetëkarantinimi për ta do të jetë shumë i vështirë.

"Transparenca është e rëndësishme dhe thelbësore për t'u përballur me këtë gjendje të pazakontë. Është e qartë për të gjithë tashmë se kjo krizë përballohet me veprime konkrete dhe hapa të vendosur dhe jo me gjysëm të vërteta apo akoma më keq, me propagandë.

Shumë qytetarë kanë shprehur shqetësim mbi  mungesën e tamponeve të testit për COVID 19. Është urgjente dhe e rëndësishme blerja e menjëhershme e një sasie të mjaftueshme tamponësh me të cilët kryhen testet që saktësojnë nëse je apo jo bartës i COVID 19. Sa më shpejt të identifikohen të prekurit, aq më shpejt mundësohet izolimi dhe trajtimi i tyre duke minimizuar përhapjen e mëtejshme të virusit. Çdo vonesë në sigurimin e një numri më të madh tamponësh testimi do të na kushtojë shumë.

Veç kësaj duhen krijuar ambjente të posaçme trajtimi për personat e prekur me COVID 19 edhe në qytete të tjera të vendit ku numri i të prekurve sa vjen e rritet. Të prekurit nga virusi nuk kanë pse të përplasen të gjithë në Tiranë kur mund tu krijohet mundësia të trajtohen në ambjente të ngritura në qendrat e  qarqeve. Neglizhenca në marrjen e masave të menjëhershme për shtimin e pajisjeve dhe rritjen e kapaciteve të ambjenteve spitalore dedikuar trajtimit të personave me COVID 19 mund të ketë pasoja shumë të rënda.

Në këtë situatë, qeveria duhe të marrë masa urgjente të ndihmojë me ushqime dhe detergjentë familjet e varfra dhe ato në nevojë ekonomike. Çdo ditë që kalon e bën të vështirë dhe të pamundur që një pjesë e konsiderueshme e bashkëqytetarëve të përballojnë mbijetesën. Të gjitha vendet e prekura nga COVID 19 veç masave për parandalimin e përhapjes së virusit, kanë ndërmarrë hapa konkretë për të ndihmuar financiarisht qytetarët e izoluar në shtëpitë e tyre dhe bizneset që preken nga kjo situatë. Është koha që dhe qeveria shqiptare të veprojë për të ndihmuar familjet në nevojë.

Të dashur bashkëqytetarë, kjo është një kohë sakrificash që gjithsecili prej nesh duhet ti bëjë për shëndetin e tij dhe të familjes. Prandaj është e rëndësishme të ndiqni me përpikmëri këshillat e mjekëve. Mos neglizhoni asnjë shqetësim që mund të keni dhe tregojini ato me vërtetësi përfshirë dhe historikun tuaj të udhëtimeve apo kontakteve që keni patur.  Në këtë mënyrë e bëni më të lehtë trajtimin tuaj si dhe mbroni stafet mjekësore dhe qytetarët e tjerë", shprehet Lulzim Basha. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 17/03/2020 03:44

    Ha m*t ha o basha se te ben mire,,,ty do te pyesi qeveria....

    Përgjigju
  • Orli: 15/03/2020 12:56

    Tampona per te te mbylle halen tende dhe te gjithe atyre qe ne vend qe te ndihmojn lehin papushim,njelloj si qeni plak i vicidolit i strukur tanime te vila e lalzit.

    Përgjigju
  • Raul: 15/03/2020 12:29

    Ore ky edhe doli nga sistemi bashke me Nafije dybekun e leshitlikes dhe perdite na del ne ekran si dublant i kryeministrit a thua se Edi Rames i mungojne aftesite per te menaxhuar krizen apo i mungojne keshilltaret. Kur te kemi nevoje per keshilla te vlefshme do drejtohemi tek strateg'ja nderplanetare e leshitlikes, gjithollog'ja Nora bythderrja e cila po punon intensivisht bashke me Doktoreshen horoskopike leshelike ,Nafije dybekun per zbulimin e vaksines kunder salivirusit ne haremin veror te Jales.

    Përgjigju
  • Bed3: 15/03/2020 10:54

    Ore luli po ku dine qytetaret sa tampona ka? Cfare ke o ti tip? Po mos e lodh koken kot se e dime qe je gomar, nuk ka me nevoje te sqarosh njeri. Pse behesh dhe j zi si saliu dhe uron te keqen per ndonje vote

    Përgjigju
  • Lulushi: 15/03/2020 09:23

    Ky ka ik per lesh! Ça tamponi thot ky. Ç’i duan tamponat shqiptaret?! Apo te marrin vesh qe ka me shume te semure seç pretendohet?! Po ne kemi rilindjen. Kemi liderin tone paneboteror. Kemi Vilmen. Doje edhe internet falas para ca ditesh. Ç’e duam internetin ne?! Çi duan mesimet online femijet? Ne kemi ALO EDI JAM

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 15/03/2020 09:15

    Harruat kaq shpejt se cfare zhurme bete per spitalin e kavajes. Tani kerkoni te behet karantine jo vetem kavaja por shume rrethe. Nxirr ate peden me gjyslyke te kerkoje falje per panikun ne kavaje

    Përgjigju
    • al ta: 15/03/2020 11:55

      lere shoku se nuk kerkojne falje ata qe i kane duart me gjek shqiptari e xhepat me paret tona......

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?