TIRANË-  “Po bëjnë një gabim të rëndë që do t’i kushtojë”, kështu deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha, lidhur me vendimin e mazhorancës për të vazhduar punën për reformën administrative.

Në një deklaratë për mediat sot pasdite, kreu i opozitës theksoi se mazhoranca duhet të kishte pranuar kërkesën për konsensus të opozitës, pra të kishin shtyrë afatin për miratimin e reformës adimistrativo-territoriale.

“Po bëjnë një gabim të rëndë që do t’u kushtojë. Refuzuan konsensusin me ne në Kuvend, por nuk mund të shmangin përballjen me një popull të tërë për ketë reformë, e cila nuk do të mund të jetë kurrë, sado t’i gënjejë mendja, një rivizatim i hartës elektorale në funksion të manipulimit të zgjedhjeve vendore dhe më pas atyre politike. Edhe ne po nisemi drejt qytetarëve dhe së bashku me qytetarët drejt përballjes me oligarkinë”,- kërcënoi Basha.

Reformën edhe një herë Basha e quajti thjeshtë “rivizatim të hartës për qëllime elektorale”.

"Në daljen e tyre para shtypit, eksponentët e qeverisë folën për gjithçka, por nuk zunë gojë konsensusin me opozitën. Për çfarë na ftojnë kur nuk ofrojnë konsensus!! Lojës dhe hiles së tyre u doli boja."

Reformën edhe një herë Basha e quajti thjeshtë “rivizatim të hartës për qëllime elektorale”.

"Kjo është reforma që kërkon si minimum konsensus politik dhe maksimumi konsensus publik. Kjo është praktika 23-vjeçare e demokracisë, e thotë Kushtetuta. Po bëjnë një gabim të rëndë që do u kushtojë. Refuzuan konsensusin me ne në Kuvend, por nuk e refuzojnë dot popullin. Ata po nisen pa ne dhe pa konsensus në komisionin e njëanshëm. Dhe ne po nisemi pa ta, drejt qytetarëve dhe së bashku me qytetarët, kundër oligariksë", tha Basha.  
Heqja e kompetencave të Presidentit për të venndosur për dy përfaqësues të ILDKP-së, Basha i cilësoi si “etje e shfrenuar për të rrëmbyer pushtet”.  
 
"Partnerët ndërkombëtar u shqetësuan. Le të fillojë hetimi. Si opozitë jemi të bindur t'i shkojmë deri në fund hetimit. Heqja e kompetencës së Presidentit për dy përfaqësuesit e ILDKP-së, është shkelje. Kompetenca është vënë nga vetë e majta. Etja e shfrenuar për të kapur pushtetet që nuk i takojnë, e ka bërë dyshen Rama-Meta të kap këto kompetenca" u shpreh kreu i opozitës.


Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)