Basha: Kërkoj falje, PD gaboi me
pronat, s’do përsërisnim mëkatin

Basha: Kërkoj falje, PD gaboi me<br />pronat, s’do përsërisnim mëkatin
HIMARE-Kryetari i PD Lulzim Basha ka pranuar përgjegjësinë për problemin e pronave dhe ka kërkuar falje për qeverisjen e djathtë.
 
Ai premtoi se mëkati nuk do të përsëritet dhe PD do i japë fund këtij problemi duke kthyer pronat tek pronarët nëse i jepet besimi edhe njëherë nga qytetarët.
 
Nga momenti i parë i ligjit si koncept, gjithçka është mbështetur tek e drejta e pronës. Përgjegjësinë për të kemi edhe ne që nuk e rregulluam.
 
Ne gabuam me pronat miqtë e mi dhe unë ju kërkoj ndjesë si kryetar i PD. Ju garantoj se Republika e re nuk do të përsërisë mëkatet e të vjetrës dhe Lulzim Basha nuk do të përsërisë gabimet e të kaluarës.
 
Ne do ti japim fund këtij problemi duke kthyer pronat tek pronaret, garantim i saj.
 
Himara ishte tepsi për ata, ku të fusnin duart dhe secili merr llokmën e vet pa menduar për tjetrin
” deklaroi ai. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur