Basha: Kërkoj ndjesë me përulje
për gabimet e qeverisjes sonë 

Basha: Kërkoj ndjesë me përulje<br />për gabimet e qeverisjes sonë 
TIRANE - Pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013, Partia Demokratike voton këtë fundjavë mënyrën e saj të organizimit dhe statutin e ri. Me një ndjesë publike dhe përulje para anëtarëve të Partisë Demokratike dhe gjithë qytetarëve shqiptarë për gabimet në qeverisjen e djathtë, lideri Lulzim Basha çeli ditën e sotme mbledhjen e Kuvendit të kësaj force politike, ku sipas parimit një anëtar një votë, 7500 delegatë nga i gjithë vendi votojnë për ndryshimet në statut dhe për të zgjedhur 150 anëtarë të Këshillit Kombëtar të kësaj partie. Më pas ky Këshill zgjedh çdo organ në parti, që nga anëtarët e kryesisë, nënkryetarët, sekretarin e përgjithshëm, sekretarët dhe deri tek drejtuesit e departamenteve. Sipas Bashës në këtë mënyrë rritet baza e vendimarrjes së anëtarësisë.
 
Llogaritet se çdo kandidat në këto votime duhet të grumbullojë mbi 2000 mijë vota në mënyrë që ta ketë pozicionin për t’u zgjedhur si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Një risi në këtë Këshill është se në të do të shtohen automatikisht kryetarët e degëve të zgjedhur këtë vit në PD, deputetët e Parlamentit, si dhe krerët e departamenteve, një njësi e re në PD.
 
Zgjedhja e 150 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, është një hap i rëndësishëm për procesin e organizimit të brendshëm të partisë më të madhe opozitare në vend, dhe për Lulzim Bashën do të jenë zgjedhjet vendore të qershorit 2015, një tregues i rezultateve të këtij procesi.
 
Basha: Shumë nga të zgjedhurit e PD u bënin sehur halleve të qytetarëve
Me një ndjesë publike dhe përulje para anëtarëve të Partisë Demokratike dhe gjithë qytetarëve shqiptarë për gabimet në qeverisjen e djathtë, lideri Lulzim Basha çeli punimet e Kuvendit të PD, ditën e sotme. Lideri i opozitës Basha arsyetoi duke u shprehur se në mandatin e dytë qeverisës të së djathtës, shumë nga të zgjedhurit e Partise Demokratike i bënin sehir halleve të qytetarëve nga xhamat e zinj të makinave të tyre duke krijuar kësisoj distancën që solli rënien e së djathtës nga pushteti qeverisës. Basha u shpreh se Partia Demokratike, pasi kreu dhe analizën e saj të humbjes, nuk bëri koka turku por gjeti shkaqet e brendshme dhe të jashtme të saj. 

Në fjalët e tij përmbyllëse, Basha e cilësoi Kuvendin Kombëtar me numrin më të lartë historik të kësaj partie, si pikënisjen e kësaj force politike drejt rrugës së fitores, që çojnë përpara idealet e Dhjetorit, mbi të cilat u formua e Partia Demokratike.

Në dy ditët e Kuvendit, i cili zhvillohet pas 5 vitesh dhe me nje lider te ri, 7500 delegatët votojnë për 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD dhe statutin e ri të partisë.  Si votojne delegatet

Kjo ngjarje lidhet me të ardhmen e kësaj force politike, pas zgjedhjeve të 23 Qershorit. 

Ne kete Kuvend, Partia Demokratike votoi unanimisht ndryshimet ne statutin e saj.  Votohen ndryshimet në statutin e PD...me shishe uji e flamuj PD-je

Basha: Të zgjedhurit  e PD i bënin sehir halleve të qytetetarëve nga xhamat e zinj…Ju kërkoj ndjesë publike për gabimet e disave nga ne
 
Ora 11:15  Lideri demokrat Lulzim Basha kërkoi ndjesë publike para anëtarëve të PD-së dhe qytetarëve për gabimet e disa përfaqësuesve demokrat gjatë qeverisjes së të djathtëve. Sidomos në mandatin e dytë, vecoi Basha, ligji nuk është zbatuar në disa sektorë të rëndësishëm nga të zgjedhurit e Partisë Demokratike.
 
 “Një pjesë e përfaqësuesve tanë në periferi u ndjenë të lodhur të merreshin me problemet e qytetarëve. Qeveria investoi për vepra të mëdha, por disa nga përfaqësuesit tanë fletën mbi dafina. A kemi qenë gjithmonë në lartësine e duhur? Të zgjedhur të caktuar të PD-së sj’anë parë asnjë herë në zonë. Njerëzit trokisnin për halle disa prej nesh mbanin sehir nga xhamat e zyrave e makinave duke i shërbyer rehatisë së shtëpisë personale. Kjo është distanca që nuk lejon të zgjedhur të kuptojnë hallet, kjo është distanca e deformimit dhe asgjesimit. Sundimi i ligjit caloi në disa sektorë të rëndësishëm sidomos nga fundi i mandatit të dytë.

Unë ju kërkoj ndjesë nga kjo tribunë me përlulje anëtarëve të PD dhe para së gjithash qytetarëve shqiptarë që mund të jenë ndjerë të braktisur, dhe ju deklaroj angazhimin për korrigjim në dritën e analizave që kemi zhvilluar të mangësive dhe gabimeve tona”, u shpreh Basha.


 
Basha: Të gjithë aksionerë të barabartë, PD e përgatitur të kthehet si fituese
Duke e vlerësuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, si takimin e parë të këtyre përmasave të Partisë Demokratike, Lulzim Basha radhiti arritjet në dy mandate të kësaj force politike, duke vecuar anëtarësimin në NATO dhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve pa viza.

Basha tha se PD është e përgatitur tashmë për tu rikthyer si një parti fituese.

“Takimi i parë në këto përmasa i ekipit të PD. E kemi thënë, e kemi vendosur dhe duam të mbetet e gdhendur se PD është anëtarësia e saj. Të gjithë jemi aksionerë të barabartë. Të bashkuar në këtë shtëpi politike na mban dashuria për Shqipërinë. 24 vjet më parë ne shkruam një ndër faqet më të ndritura të Shqipërisë, mbyllëm kapitullin qindra vjeçarë të dhunimit të të drejtave. Anëtarësia e PD zgjodhi për herë të parë kreun me parimin një anëtarë një votë. Jam i vendosur që bashkë me demokratët, me qytetarët të shkruajmë një histori të re suksesi për partinë demokratike për të mirën e gjithë shqiptarëve. PD është sërish në qendër të skemës e përgatitur të kthehet si parti e parë, parti fituese.  Në 2005 bandat kriminale ishin terror i qytetarëve, qeveria i kishte mbytur shqiptarët me taksa. PD ktheu vendin në rrugën e mirëqenies dhe europës. 8-vjecari i PD ka qenë periudha e veprave të mëdha që do i shërbejnë brezave, si Rrua e Kombit, hyrja në NATO, heqja e vizave, plotësimi i kritereve të anëtarësimit në BE, i vonuar nga PS”, u shpreh Basha.

pallati i kongreseve

Basha:Analizuam shkaqet e humbjes, nuk gjetëm koka turku...Drejtuesit e PD fryt i votës si asnjë parti tjetër

Lideri demokrat u kujdes të sqaroj imtësisht analizën që Partia Demokratike bëri pas humbjeve të zgjedhjeve të 23 Qershorit. Ai tha se në këtë analizë nuk pati asnjë kokë turku, por gjetje të shkaqeve reale të humbjes...të brendshme dhe të jashtme. Ai shtoi se si asnjë forcë tjetër politike në vend, kryetari dhe drejtuesit e PD zgjidhen përmes parimit një anëtar një votë.

“Pas humbjes së zgjedhjeve ne bëmë kalimin demokratik të pushteteve. E padrejtë do të ishte analiza që rrëmon deri në mani në shkaqet e brendshme. Kërkuam të ishim të drejtë në analizë që s’kishte qëllim të gjenin koka turku. Duam të jemi të ndershëm me kolegët dhe kundërshtarët.
Me votën e anëtarësisë rinovuam të gjithë drejtuesit, jemi fryt i votës. Modenizimin e çuam para, s’ka asnjë forcë të ngjshme t’i ketë hyrë kësaj rruge. Lideri qëndron tek gjithsecili prej nesh. Ne duhet ta shohim procesin e përzgjedhjes dhe drejtimin jo si mbretërim i kryetarëve, jemi të gjithë misionarë dhe të gjithë japim llogari. Kështu PD do të bëhet më e fortë.

Le të rrezatojë flakadani i pastër i idealeve të Dhjetorit, asnjë komb nuk është ngritur kurrë mbi antivlerat. Suksesi i botës moderne buron nga liria e qytetarëve të saj”, u shpreh kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

lulzim basha

Basha: Do të godasim krimin që ka zënë strehë në qeverinë Rama-Meta

Por në ringritjen e Partisë Demokratike do të jetë edhe goditja e elementëve kriminalë, që sipas Bashës kanë gjetur strehë në qeverisjen Rama-Meta.

“Ka ende institucione parti politike që funksionojnë si kazerma në funksion të qytetarëve. Në shtëpinë tonë të lirisë nuk ka vend për të inkriminuarit, ata që nuk pranohen kurrë janë individët e botës së errët të krimit e të trafiqeve, ata kanë gjetur një strehë tjetër diku, por do të pastrojmë politikën dhe hapësirën e vendimmarrjes politike. Këta erdhën të përgatirur për revansh ndaj qytetarëvem administratës, policisë. Gënjejnë dhe shkatërrojnë kudo, degradimi ndihet këto”, tha Basha. 

Basha: Mazhoranca të rri në shpellën e saj të dhunës, ne nuk bëhemi pjesë
Lideri i demokratëve Lulzim Basha përsëriti qëndrimin bojkotues të opozitës, e cila prej korrikut  nuk bëhet pjesë e veprimtarisë parlamentare. Basha tha se përsa kohë, sipas tij, qeveria ka ngritur strukturat e dhunës në Kuvend, opozita nuk do të bëhet pjesë.
 
“Grupi i Partisë Demokratike ka ndërprerë mërrëdhëniet me parlamentin, qeveria nuk denjon ta replikojë opozitën, mazhoranca ka krijuar repartin e dhunës në kuvend për t’i mbyllur gojën opozitës. Ata të vazhdojnë të rrinë atje si në një shpellë të flasin me njëri-tjetrin. Jemi në kushte papjtueshmëri me një shumicë që ka ngritur strukturë dhune provokon ose kërkon vetëgjyqësi, ose kërkon opozitë fasadë. Kot shkon me mendimin se opozita do lodhet dhe do kthehet në Kuvend”, tha Basha.

Tritan Shehu për A1 Report: S’ka pakënaqësira, ndryshimet duhen që të fitojmë zgjedhjet
Ora 10:00 Tritan Shehu, kandidat për anëtar në Këshillin Kombëtar të partisë Demokratike, në një intervistë me gazetaren e A1 REPORT Joniada Koçi, pak momente para nisjes së Kuvendit të PD-së, tha se ndryshimet që pritet të ndodhin në parti nuk kanë të bëjnë me pakënaqësi brenda partisë, por me nevojën e një riorganizimi që kjo forcë opozitare të kthehet më e fuqishme në zgjedhjet e  reja.

“Është aktivitet mjaft i rëndësishëm për PD-në. Bëhet fjalë për konventën. Një proces i nisur që para një viti mbas humbjes së zgjedhjeve. Ne tashmë jemi në opozitë dhe kërkohen forma të reja përfaqësimi, mënyra të reja të shtrirjes në terren që PD të paraqitet më solide dhe fituese në zgjedhjet e ardhshme. Nuk bëhet fjalë për pakënaqësira, ndryshimet janë pjesë e procesit. Kryesia do të ketë një formë të përbërë nga njerëz të ngarkuar me detyra konkrete, me departamente si bazë e politikbërjes. Unë nuk jam rikthyer tani. Pati një moment ndarje shumë vite më parë. Unë jam një nga themeluesit e PD, e rëndësishme është që të gjithë bashkë gjetëm rrugën e bashkimit.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë