Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se sulmet terroriste në Kosovë janë një kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon, të orkestruara nga Serbia dhe të frymëzuara nga Rusia.
Basha thekson se Shqipëria duhet të ndërmarrë veprime konkrete dhe të mos qëndrojë pasive. Basha thotë se propozimin e tij për një ndihmë ushtarake prej 50 milionë eurosh për Kosovën, të depozituar në Kuvend që nga janari, mbahet i mbyllur në sirtaret e interesave të vogla e klienteliste të mazhorancës.
Postimi i plotë i Bashës:
Sulmet terroriste në Kosovë, të orkestruara nga Serbia e të frymëzuara nga Rusia, janë kambana alarmi për paqen dhe stabilitetin e rajonit, si dhe për arkitekturën e sigurisë së NATO-s në të gjithë Europën. Ndërsa partnerët ndërkombëtarë të kombit tonë po kryejnë detyrën e tyre në funksion të përmbajtjes së këtij agresioni malinj, Shqipëria nuk mund të qëndrojë duarkryq kur cënohet siguria e Kosovës.
Prej 22 janarit të këtij viti kam depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një amandament për t’i garantuar 50 milionë euro ndihmë ushtarake Kosovës, i cili fatkeqësisht mbahet mbyllur në sirtaret e interesave të vogla e klienteliste të kësaj mazhorance. Sulmet terroriste të përsëritura në veri të Kosovës thërrasin për reflektim mbi dinamikën e re të sigurisë, e po ashtu janë një apel për veprime konkrete nga ana e Shqipërisë. Është koha që vendi ynë të flasë përmes veprave, duke investuar te siguria e Kosovës, që është garanci për sigurinë e gjithë rajonit.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Mars, 11:49
PS propozon ligj për zhvillimin e referendumeve, a jeni dakord?
-
Po
94.3%
-
Jo
5.7%
-
Jam i/e dyzuar
0%
Vota total: 35
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
27 vjet nga masakra e Kotlinës, Kurti: Krim çnjerëzor që ende pret drejtësi
24 Mars, 18:48
-
Kosovë/ Gjykata Kushtetuese pritet që t’i japë afat shtesë Kurtit për zgjedhjen e presidentit
24 Mars, 14:33
-
'24 Marsi ndryshoi fatin e Kosovës', Peleshi: NATO ndali spastrimin etnik dhe hapi rrugën e lirisë
24 Mars, 13:34
-
24 Marsi, dita që ndryshoi historinë/ Spiropali kujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Në shërbim të jetës, forca nuk është kërcënim por detyrë
24 Mars, 12:19
-
'Millosheviçi s’na la zgjidhje tjetër' 27 vite pas bombardimeve në Serbi flet ish-zyrtari i NATO-s, Shea: Drejtësia ishte në anën tonë, ndërhymë për të shpëtuar kosovarët
24 Mars, 12:15
-
'Kosova nuk harron!' Osmani përkujton 27 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë: Aleancat që mbrojnë lirinë duhen ruajtur si vetë liria!
24 Mars, 12:07
-
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s ndaj forcave serbe, Hoxha: Moment përcaktues në histori, Kosova vijon rrugëtimin e saj drejt familjes euro-atlantike
24 Mars, 09:00
-
Flukset migratore në rënie në 2026, egjiptianët dominojnë hyrjet në Shqipëri
24 Mars, 08:21
-
27 vjet nga nisja e bombardimeve të NATO-s kundër genocidit serb, Osmani: Kosova nuk harron! Begaj: Shqipëria mirënjohëse aleatëve që sollën lirinë në Kosovë
24 Mars, 08:20
-
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një hetues i Inspektoratit të Policisë së Kosovës
23 Mars, 22:47
-
Ish-pjesëtar të forcave serbe, Kosova arreston një të dyshuar për krime lufte në Prishtinë
23 Mars, 22:23
-
Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: të ulet akciza dhe TVSH-ja
23 Mars, 17:05