Basha: Kokulur pranojmë
gabimet tona, kemi reflektuar 

Basha: Kokulur pranojmë<br />gabimet tona, kemi reflektuar 
Kohë reflektimesh në Partinë Demokratike në prag të  fushatës zgjedhore. Pasi pranuan se kishin gabuar në vitin 2013 për ligjin e mbetjeve, Lulzim Basha dhe Sali Berisha tashmë kanë vendosur të zbresin shkallë nga krenaria e tyre për të bindur sa më shumë qytetarë në këtë prag viti elektoral.

Nga Durrësi ku çeli Akademinë Politike të PD-së, Lulzim Basha pranoi se qeveria e PD-së ka gabuar dhe për këtë kërkon ndjesë të sinqertë. “A vijmë të vetëdijshëm që edhe ne kemi bërë gabimet tona? Gabime që i kanë kushtuar interesit publik dhe ne duhet t’u japim përgjigje të qarta dhe të prera se ne vijmë si një forcë që ka reflektuar dhe pavarësisht rekordit tonë pozitiv, kemi pasur stokun tonë të gabimeve që patën rolin e tyre, rrotacionin në vitin 2013. Duhet të jemi krenar për çfarë arritëm, por kokulur dhe t’u themi shqiptarëve: po! Kemi gabuar, kemi reflektuar. Çdo ndjesë për gabimet duhet të jetë e sinqertë dhe në funksion të një aleance të re që ka lindur, jo vetëm me grupet e interesit por me qytetarin shqiptar. Nuk do ta kërkojmë votën për të sjellë Partinë Demokratike në pushtet por për të sjellë qytetarin shqiptar në pushtet”,-tha Lulzim Basha.

Për kreun e opozitës celësi i fitores së re elektorale dhe ringritjes së opozitës, do të jetë gërshetimi i prurjeve të reja me kontributet e vjetra. “Dialogu do të nisë shumë shpejt. Do të gërshetohet rinia me kontributet historike të kësaj partie, me lektorët që vijnë, për të nisur një bashkëbisedim thelbësor për sfidat e Shqipërisë sot, sepse Shqipëria është në një udhëkryq të rrezikshëm sot, për demokracinë, shtetin ligjor, destabilitetin, dhe për të ardhmen e saj evropiane. Një udhëkryq të rrezikshëm të cilën nuk do ta dëshironim kurrë, ndonëse e paralajmëruam dhe e denoncuam çdo ditë të opozitës tonë trevjeçare. Një udhëkryq të rrezikshëm të shkaktuar nga braktisja totale e rinisë shqiptare, e qytetarit shqiptar, e interesit publik në favor të aleancës të qeverisë aktuale, me krimin, me drogën, dhe me një grusht biznesmenësh hajdutë që kanë tre vite që zhvasin paratë e shqiptarëve në tre buxhete shteti që nuk derdhin asnjë përfitim te qytetarët shqiptarë, por frynë xhepat e një oligarkie, e një gjysmë duzine hajdutësh me Ali Babën në krye”,-tha Basha.

Për kreun e PD-së situata nuk është optimiste sa i takon proceseve integruese. “Integrimi europian i vendit është në rrezik. Nuk mund të hapen negociatat me një vend ku qeveria është bërë njësh me krimin, që dhunon maturantët e tij, nuk mund të hapen negociatat me një vend ku vidhet ditën për diell nga qeveritarët. Shpresa e ndryshimit quhet PD që i prin rinia demokrate”,-tha Basha. Ai gjithashtu u shpreh për qarkullim elitash duke theksuar që PD do u hapë dyert të rinjve dhe nuk do të presë që të vjetrit të lëshojnë vetë hapësirat. Basha tha se, ‘35% e kandidatëve për deputetë do të vijnë nga të rinjtë”.
 
Gabimet
“Gabime që i kanë kushtuar interesit publik dhe ne duhet t’u japim përgjigje të qarta dhe të prera se ne vijmë si një forcë që ka reflektuar dhe pavarësisht rekordit tonë pozitiv, kemi pasur stokun tonë të gabimeve që patën rolin e tyre, rrotacionin në vitin 2013”.

Ndjesa
“Duhet të jemi krenar për çfarë arritëm, por kokulur dhe t’u themi shqiptarëve: po! Kemi gabuar, kemi reflektuar. Çdo ndjesë për gabimet duhet të jetë e sinqertë dhe në funksion të një aleance të re që ka lindur, jo vetëm me grupet e interesit por me qytetarin shqiptar”.
 


 Deklarata e Kryetarit të Partisë Demokratike në nisjen e Akademisë Politike për të rinjtë demokratë  

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit