TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shpërndarë raportin e EUROSTAT për çmimet ku thotë se ato u rritën dhe se Rama ka rrënuar ekonominë.
‘Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve këtë tetor, sipas metodologjisë së EUROSTAT. Çmimet e ushqimeve u rritën me 6.6%. Çmimet e transportit u rritën me 3.4%. Për 7 vite, Rama e ka rrënuar ekonominë’, shkruan Basha.
Lulzim Basha ka vijuar më tej ku thotë se Shqipëria në kohë pandemie jep më pak ndihmë për qytetarët dhe se shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me politikë.
‘Tani, gjatë pandemisë, Shqipëria është vendi që u jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, por me kthimin e të papunëve në punë, ringjalljen e ekonomisë tonë dhe uljen e kostos së jetesës. Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për Shqipërinë’, shkruan kreu i demokratëve në llogarinë e tij në Facebook.