-
-
-
Shqipëria, me 'flotën' më të vjetër të automjeteve në Europë! 91% e tyre janë mbi 10-vjeçare, dominon nafta
47% e automjeteve në Shqipëri ishin nga 10-20 vjet të vjetra. Në total, rreth 91% e autoveturave në Shqipëri ishin mbi 10 vjet të vjetra. Vetëm një pjesë shumë e vogël e 'flotës' përbëhej nga mjete të reja: rreth 1.4% ishin deri në dy vjet dhe afërsisht 2% ishin nga dy deri në pesë vjet të vjetra.
5 Gusht, 16:07 -
Renditja e Eurostat, Shqipëria mes vendeve më 'elegante' të Europës
Sipas të dhënave të Eurostat, 12.6% e popullsisë shqiptare mbi 18 vjeç klasifikohet si obeze, për vitin 2022, kur janë të disponueshme të dhënat e fundit për Shqipërinë. Ky nivel është nën mesataren e Bashkimit Europian prej 16.3% dhe më i ulët se në shumicën e vendeve të rajonit.
3 Gusht, 08:13 -
-
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit! 'Prin' Maqedonia e Veriut
Me 129 vdekje të parakohshme për 100 mijë banorë, vendi është i katërti në Europë për vdekshmërinë që i atribuohet ekspozimit ndaj grimcave të imëta PM2.5, sipas të dhënave të fundit të Eurostat për vitin 2023. Nivele më të larta se Shqipëria regjistrohen vetëm në Maqedoninë e Veriut, me 146 vdekje për 100 mijë banorë.
27 Korrik, 08:54 -
Blushi: Shpopullimi është krimi më i madh kombëtar i Ramës, Shqipëria po përjeton tragjedinë më të rëndë demografike në historinë e saj moderne
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, deklaroi se shpopullimi nuk është më vetëm një problem demografik, por edhe një kërcënim për sigurinë kombëtare, zhvillimin ekonomik, sistemin e pensioneve, arsimin dhe shëndetësinë.
15 Korrik, 16:33 -
Azili nuk është më rrugë emigrimi, aplikimet bien 28% për janar-mars, tani preferohen lejet e punës
Franca, që historikisht ishte destinacioni i preferuar i azilantëve, në tre muajt e parë të vitit ka pritur vetëm 310 aplikime nga Shqipëria. Për krahasim, në vitin 2022, kur rifilloi një tjetër valë aplikimesh pas pandemisë, ky shtet kishte përpunuar gati 1500 kërkesa nga shtetasit shqiptarë.
17 Qershor, 07:26 -
Eurostat: Bien lindjet, mosha mesatare e gruas shqiptare që bëhet nënë shkon në 27.5 vjeç! Qytetarët: Shkak ekonomia
Shqiptarët po e shtyjnë gjithnjë e më shumë vendimin për të krijuar familje, ndërsa mosha e grave që bëhen nëna për herë të parë është rritur në 27.5 vjeç. Të dhënat e Eurostat tregojnë gjithashtu një rënie të vazhdueshme të lindshmërisë, një fenomen që po prek jo vetëm Shqipërinë, por edhe vendet e Bashkimit Evropian.
12 Qershor, 15:25 -
Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja
Treguesi mat përqindjen e popullsisë që nuk mund të përballojë të paktën 7 nga 13 mallra, shërbime ose aktivitete që konsiderohen të nevojshme për një standard jetese të përshtatshëm. Mesatarja e BE-së ishte rreth 6.3% në vitin 2024, rreth pesë herë më e ulët se niveli i regjistruar në Shqipëri.
5 Qershor, 09:53 -
Produktivitet i ulët, por shqiptarët të tretët në Europë për orët e gjata të punës
Shqipëria renditet ndër vendet që ka produktiviteti më të ulët në Europë, sidomos për sipërmarrjet e mëdha, punonjësit shqiptarë rezultojnë që kanë orë shumë më të gjatë të punës në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe në nivele të ngjashme me Ballkanin e Turqinë.
28 Maj, 09:01 -
Shqipëria e vetmja në Evropë: Asnjë burrë nuk është edukator! Sociologët: Ende problem stereotipat, duan punë të paguar 'kryefamiljari'
Deri në 2024-n Eurostat thoshte se100% e mësueseve apo edukatoreve janë gra dhe vajza. Report Tv konfirmoi në institucione se kjo përqindje nuk ka ndryshuar as në vitet e fundit.
23 Maj, 15:49 -
Shqipëria, ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce
Në Shqipëri, norma e martesave ka qenë relativisht e lartë në vitet 1980-1990, duke arritur kulmin në vitin 1990, me 8,9 martesa për 1 000 banorë. Pas kësaj periudhe, vihet re një rënie graduale.
12 Maj, 07:53 -
Eurostat: Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, por më i ulëti për gratë
Në Shqipëri, pjesa më e madhe e të burgosurve janë meshkuj, ndërsa përqindja e femrave është më e ulëta në Europë, me vetëm 1.4%. Mesatarja e femrave të burgosura në Bashkimin Europian është 5.5%.
7 Maj, 21:18 -
Paradoksi, shqiptarët ndër vendet me akses më të lartë në internet, të fundit për aftësitë dixhitale
Në grafikun e Eurostat, Shqipëria renditet e fundit në Europë, si për meshkujt dhe për femrat, sa i përket individëve më të paktën një aftësi bazë dixhitale. Familjet shqiptare renditen ndër vendet me aksesin më të lartë të internetit në Europë, me 99.27% të familjeve që kanë akses në internet.
23 Prill, 16:57 -
Shqiptarët nuk heqin dorë nga vetura me naftë, zunë rreth 60% të blerjeve të reja në janar-mars
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), nga 17.7 mijë autovetura që u regjistruan për herë të parë në tremujorin e parë 2026, rreth 59% e tyre ishin me naftë.
13 Prill, 12:32 -
-
Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por ikjet me leje pune janë 4 herë më të larta
Në vitin 2025, vetëm 5065 persona kërkuan azil në BE, me një tkurrje prej 30% në raport me vitin e mëparshëm. Megjithatë, të dhënat e tjera të Eurostat tregojnë se ka vetëm një zhvendosje të formës së si shqiptarët po largohen nga vendit, ku preferenca tani është përmes lejeve të punës.
18 Mars, 08:45 -
52.9% e vdekjeve në Shqipëri nga sëmundjet e zemrës, gati dyfish më shumë se mesatarja e BE-së
Të dhënat krahasuese nga INSTAT dhe Eurostat tregojnë se 52.9% e vdekjeve në Shqipëri lidhen me sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, ndërsa në Bashkimin Europian kjo kategori përbën 32.8% të totalit të vdekjeve.
17 Mars, 09:58 -