TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar se, ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve dhe për këtë gjë do të kërkojmë disa përgjigje. Gjatë mbledhjes me deputetët e grupit parlamentar demokrat, Basha tha se, kjo kontrata me Crown Agents është më e errëta në Europë.

“Përgjigja e parë është ajo e kontratës me kompaninë private të doganave, Crown Agents, që për ne është e paqartë dhe me errët që është e papranueshme. 4.2 milionë euro në vit do i jepen kësaj agjencie. Do të merren 400 mijë euro nga paratë e shqiptarëve për të blerë makina luksi për këtë agjenci. Kjo agjenci do të paguhet me paratë e shqiptarëve për të mbledhur të ardhurat natyrale. Ky është një batakçillëk”, deklaroi gjatë mbledhjes Basha.

Sipas kryetarit demokrat, “në këtë marrëveshje ka gjetur tenxherja-kapakun siç thotë populli”. “Këtu ka shkuar pjesa e parave që qeveria ia ka marrë popullit”, tha Basha duke kujtuar rishikimin e buxhetit të shtetit.

Sipas Bashës, “kontrata ështe errët, e prapanueshme. Sqarohet vetëm një pjesë e asaj që do përfitojë kjo agjenci. Qeveria ende nuk e ka paraqitur në Kuvend shotjcën C, dhe ka vendosur  ti mbajë sekret apo ti ndryshojë në fund”.
Sipas Bashës, kjo kontratë “është abuzive, pasi nuk jep përgjigje të qartë se pse nuk duhet të bëhet dhe ç’probleme kanë doganat shqiptare që me ndihmën e BE-së, që nuk nxjerrin të dhënat, por duhet një kompani private. Doganat janë një nga sektorët më të rregulluar të vendit tonë”.

“Këto ndërhyrje në dogana na kthejnë dekada pas. Ose ky kryeministër nuk e njeh vendin e tij ose duhet të gjejë paratë për të paguar miqtë e tij. Do ti shkojmë deri në fund kësaj afere me përmasa europiane. Paligjshmëria dhe arbitrariteti është lufta e zezë që Rama i ka hapur shtetit ligjor, e duke cënuar lirinë dhe të drejtat demokratike të fituara nga qytetarët shqiptarë”, deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha në mbledhjen e grupit të PD-së.

Basha tha se, “ministri i Brendshëm nuk po përgjigjet për vrasjen mafioze të një pronari kazinoje. Nuk po përgjigjet  drejtori i policisë së Shtetit për emërimet që po bëjnë në polici”.

“Duhej të kishte takime mes opozitës dhe mazhorancës pasi jemi përpara një arritjeje madhore, ajo e statusit dhe duhet të punojmë fort për këtë gjë. Në të gjitha takimet, integrimi është në qendër të fjalës tonë, ndërsa qeveria nuk flet fare apo me arra në gojë për integrimin. Dashtë zoti të mos ketë zgjedhur paligjshmërinë para integrimit”, përfundoi fjalën para deputetëve, kreu i demokratëve, Lulzim Basha.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)