Basha: Kreu i SPAK Arben Kraja të dalë të thotë në çfarë janë hetimet për inceneratorët! Para drejtësisë nga zyrtari më i thjeshtë te më i larti

Edhe një herë, kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë thirrje me emër dhe mbiemër, kreut të SPAK, Arben Kraja që të dalë dhe të prononcohet publikisht se në çfarë janë hetimet për inceneratorët. Pyetur se çfarë do të bëjë me këtë çështje kur të vij në pushtet, Basha tha se do të vendohen përpara drejtësisë nga zyrtari më i thjeshtë te më i larti.

"Me dispozitat e ligjit anti mafioz vetëm do të pezullohen, hetohen anulohen, por cdo aferrë korruptiv, por të gjithë, nga zyrtari më i thjeshtë te më i larti, cdo partnerë do të vihet para ligjit dhe drejtësisë, Shqipëria ka pasur një plan për administrimin  e mbetjeve, Rama e ka gjetur të gatshëm dhe ky plan mund të zbatohej me transparencë dhe garë të hapur, Shqipëria i ka të gjitha mundësisë që mbledhja dhe trajtimi i plehrave të bëhen me mënyra bashkëkohore dhe në të njëtën kohë shteti të mos nxjerrë asnjë kacidhe nga taksa paguesit, se të gjithë paguajnë taksën e pastrimit. Rama i ka vënë shkelmin nga qeveria gjermane dhe pa tendera, garë e transparencë për një person të vetëm që qëndron pas këtyre kompanive. Rikthimi i kësaj strategjia do të jetë hapi i parë, asnjë kompani e regjistruar guackë nuk do të lejohet as të marrë pjesë në prokuroim e jo më të përfitojë tendera, Shqiptarët kanë paguar 75 mln euro dhe këto para nuk dihet se ku kanë shkuar, por ju e dini tani se ku kanë shkuar këto lekë. Përsëris Arben Kraja të dalë dhe të flasë publikisht për aferën e inceneratorëve, është e pafalshme që gazetarë kurajoz kanë bërë transparencëdhe SPAK të heshtë siç hesht Rama, Arben Ahmetaj dhe Veliaj, Mirel Mërtiri, kjo ju vendos në anën e gabuar, i kërkoj sot të bëjë detyrën, të dalë dhe të tregojë në çfarë stadi janë hetime, prokurorët e ngarkuar, plani, kur do të pyeten Rama, Ahmetaj që brenda një dite morën 17 vendime, kush qëndron pas këtyre inceneratorëve, pse kanë marrë 75 mln euro, kur Ministria e Financave thotë se nuk është i investuar as 12%, ku kanë shkuar paratë", tha Basha.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”

Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”