Basha:Krimi ka pushtuar shtetin 
të ngrihemi për të ndalur të keqen

Basha:Krimi ka pushtuar shtetin <br />të ngrihemi për të ndalur të keqen
DURRËS - “Dhuna dhe krimi kanë pushtuar sheshet dhe politikën” –shprehet Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Durrësi ku mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të demokratëve të qytetit bregdetar.

Ndërsa u ka bërë apel shqiptarëve të ngrihen për ta ndalur të keqen sipas tij, Basha shpreh bindjen se dhe këtë herë PD do të arrijë ta ndalë kërcënimin për të ardhmen e vendit.

 “Tani është koha të reagojmë, është koha t’i themi ndal së keqes dhe të çohemi të gjithë për ta ndalur atë para se e keqja të triumfojë. Nuk duhet të lejojmë të keqen të pushtojë të tashmen, të pushtojë të ardhmen, të pushtojë vendin e fëmijëve tanë.” - tha Basha.
 
Basha ka theksuar se dhuna dhe krimi kanë pushtuar shtetin, duke u ndalur në incedentin e deputetit demokrat Gent Strazimiri një ditë më parë në parlament, ai shtoi se ky është agresion që i bëhet fjalës së lirë, sipas tij Parlamenti është kthyer në strehë të krimit.

Duke vijuar më tej Basha shprehet se 300 ditët e para të së keqes kanë nisur me rrënimin e policisë dhe po vijon me agresionin e krimit politik ndaj opozitës dhe ndaj fjalës së lirë.

“300 ditë më parë filloi e keqja me rrënimin e policisë, vazhdoi me rrënimin e ekonomisë,  vazhdoi me rrënimin dhe kapjen e institucioneve,-tha Basha duke shtuar se “E keqja nuk po ndalet, 300 ditëshi i dytë filloi me agresionin e krimit politik ndaj opozitës në parlament, agresionin ndaj fjalës së lirë, agresionin ndaj interesave të shqiptarëve. 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!