![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5cf41347712d3basha 2 qershor protesta.jpg)
Kur militantët partiakë hodhën në breshëri kapsollë ndaj kryeministrisë, lideri demokrat Lulzim Basha u jepte zemër atyre duke mos thënë në asnjë moment të tërhiqen nga këto veprime. Kapsollë të shumtë, tymuese e mjete të tjera pirroteknike të hedhura në drejtim të kryeministrisë dhe pranë efektivëve që ruajnë institucionin në kordonin e parë. Më tej mbështetësit e opozitë joparlamentare çanë gardhin e hekurt që vihet para efektivëve. Nga ana e organizatorëve pati angazhim për të shmangur përplasjet mes militantëve dhe efektivëve, mes të cilëve ishte edhe Sahit Dollapi, i cili në protestën e 11 majit u shoqërua nga policia dhe më tej u la i lirë. Policia bëri thirrje të vazhdueshme me megafon ndaj organizatorëve që të mos lejojnë dhunën, të distancohen nga dhuna.
Por kryedemokrati Lulzim Basha nga përfundimi i fjalimit të tij, u kujtua edhe për efektivët e policisë, të cilët rrezikohen nga veprimet e dhunshme të miliantëve. Kryedemokrati tha se i njeh shumicat prej tyre, duke kujtuar kohën kur ka qenë ministër i Brendshëm.
"Vëllezër e motra mos lëndoni asnjë oficer dhe efektiv policie. Mos prekni asnjë oficer policie. Vëllezër dhe motra, mos i prekni me dorë, sepse hiq dy a tre servilë të inkriminuar. Edhe pse buzët e tyre nuk e thonë dot, mendjet e tyre e mendojnë. Unë i njoh këta burra dhe gra, kam punuar me ta, kemi mundur drogën, kemi hequr vizat. Ata nuk flasin por shpirti i tyre këndon: Rama Ik", tha Basha.
Lajmi kryesor:
3 orë protestë/ Militantët breshëri kapsollësh drejt policisë, Basha-Ramës: Dëgjoje popullin më 8 qershor (VIDEO)
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga politika, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.5%
-
Jo
43.5%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 520
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Propozimi i PD që të votojnë edhe emigrantët me ID të huaj, Kume: Kërkesa nuk është bërë në kohën e duhur, tani s’ka efekt
17 Shkurt, 18:04
-
Dizanji i ri i ‘NEWBORN’, Rama: Ua heq me kënaqësi kapelen autorëve të këtyre gërmave monumentale
17 Shkurt, 16:13
-
Berisha tha se Rama fshiu fotot, Alex Soros tjetër postim me kryeministrin shqiptar! Të qeshur dhe krah për krah
17 Shkurt, 15:47
-
17-vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54
-
Protestat para SPAK/ Basha ironizon Berishën dhe Ramën: Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kurseni energji, bëjini bashkë
17 Shkurt, 13:38
-
‘Do ta shkrij SPAK-un’ Rama poston videon e Bufit të kënetës me zërin e Berishës: Noc Rrokun do bëjë
17 Shkurt, 13:11
-
Berisha nuk kursen sulmet: Dumani, 'ushtar i partisë'! Do përballet me ligjin për krime elektorale
17 Shkurt, 12:51
-
'Do të shkrij SPAK?' Rama mesazh Berishës: Noc Rrokun! Apel shqiptarëve: Mos i jepni votën! 2 ministrat e mi të dënuar, pasqyrë e vullnetit të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë
17 Shkurt, 11:20
-
Sot Kosova 17 vjet shtet, urojnë krerët e shtetit shqiptar! Begaj: Faleminderit aleatëve tanë që janë krah teje! Rama: Gëzuar pavarësinë!
17 Shkurt, 08:06
-
Kryeministri Rama ndan fotot nga pjesëmarrja në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takon edhe Richard Grenell e Albin Kurtin (FOTOT)
16 Shkurt, 18:45
-
Jorida Tabaku për programin e PD: Taksa të ulëta, rregulla të qarta dhe ekonomi të lirë e konkurruese! Modeli aktual, vetëm për të privilegjuarit
16 Shkurt, 18:16
-
I vuri ‘ultimatum’ e kërcënoi Edi Ramën që të mos mblidhen para SPAK, vetë mobilizoi militantët e shkoi me ta në Prokurorinë e Posaçme
16 Shkurt, 16:58