Basha kujton vizitën e Bush, ka edhe
një premtim nëse bëhet kryeministë

Basha kujton vizitën e Bush, ka edhe<br />një premtim nëse bëhet kryeministë
Kryetari i PD, Lulzim Basha teksa kujton 10-vjetorin vizitës së Presidentit të SHBA George W. Bush në Shqipëri, shprehet se nëse do të zgjidhet kryeministër i Republikës së Re do ta forcojë edhe më shumë bashkëpunimin me SHBA.
 
Presidenti George W. Bush ishte Presidenti i parë në detyrë i Shteteve të Bashkuara që vizitoi Shqipërinë në 10 Qershor 2007.
 
Ai u prit në aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtëm në atë kohë, Lulzim Basha, ndërsa Presidenti  Moisiu i dha dekoratën më të lartë “Urdhrin e Flamurit”.
 
Deklarata e Lulzim Bashës
Sot 10 vjet më parë pata nderin të pres dhe ta shoqëroj gjatë gjithë vizitës së tij historike në Shqipëri, Presidentin e SHBA George W. Bush, i cili njoftoi nga Tirana vendimet se Kosova do bëhej e pavarur dhe Shqipëria do anëtarësohej në NATO.
 
Kombi ynë i është përjetë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si kryeministër i Republikës së Re unë do ta forcoj edhe më shumë bashkëpunimin dhe aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Trump.​


dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel