Për herë të parë Lulzim Basha, ish-ministër i qeverisë së Sali Berishës sot kreu i PD, ka pranuar publikisht se dy prej privatizimeve më të rëndësishme si CEZ dhe ARMO, ndërmarrë nga qeveria e djathtë kur ishte në pushtet, rezultuan të dështuara. Deklarata e Bashës u bë gjatë konferencës për "(De) Rregullimi i Tregjeve".
"Është vërtetë, privatizimi i ARMO-s dhe privatizimi i CEZ-it nuk dhanë rezultatet e pritura. Me qëllimin për të arritur një rezultat me të mirë publike që ishte në gjenezë privatizimi i ARMO dhe CEZ, të dyja te dështuara, absolutisht dhe qëllimit për të kapur çdo sektor të ekonomisë me duart e politikë dhe të një grushti njerëzish të lidhur me politikën", u shpreh Basha.
Kryetari i opozitës akuzoi qeverinë se, ka shkatërruar ekonominë, duke promovuar aktivitetin kriminal të drogës. Ky model, tha Basha, zbras Shqipërinë dhe largon invetimet e huaja në vendet fqinje. “
Cili është modeli sot? Droga 180 mln euro në një kontenier banahesh. Çfarë sjell kjo? Shkatërron biznesin”, tha Basha.
“Asnjë interes pragmatik, konveniencë e momentit nuk duhet ta ndal këtë rrugë sepse pa marrë këtë rrugë Shqipëria nuk ka të ardhme, do të vazhdojë të zbrazet, investimet do të shkojnë të gjitha tek fqinjët tanë, siç po shkojnë në Serbi, siç po shkojnë në Maqedoni, siç po shkojnë në Mal të Zi, siç po shkojnë në Kosovë, vetëm këtu nuk po vijnë”, tha kreu i PD.
Basha foli edhe për vizionin e PD për ekonominë.
“Është liria totale e tregut, është de-rregullimi sipas përvojës më të mirë, përvojës që po shohim në Amerikën e Presidentit Trump, që e kemi parë në çdo ekonomi e cila ka ditur të dalë nga ngërçi dhe kriza ku e kanë futur”, shtoi Basha.
Gjatë kësaj konference kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka ngritur shqetësimin e papunësisë dhe familjeve të varfa, të cilave u është hequr përkrahja sociale.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
36.7%
-
Jo
53.2%
-
Nuk e di
10.1%
Vota total: 5999
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bisedat në Sky ECC/ Pushimi i hetimit për 3.4 milionë eurot e gjetura në Toyota Yaris çoi në pranga kryeprokurorin e Vlorës, gati dosje e re për 'Metamorfozën'
30 Korrik, 07:30
-
Shumë gjëra kanë ndryshuar në dashuri...çfarë thonë yjet për ju sot
30 Korrik, 07:23
-
Shkodër/ Shpërthim me tritol në lokalin e 35-vjeçarit, policia në kërkim të autorit
30 Korrik, 07:05
-
Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset
30 Korrik, 00:47
-
Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve
29 Korrik, 23:01
-
Detaje të reja/ Do shpërthente tragetin konkurrent ‘Finikas Lines’ të linjës Sarandë - Korfuz, SMS-ja 'Welcome to Greece” i mori jetën biznesmenit Nelaj
29 Korrik, 22:58
-
Kafe, cigare dhe limonadë - liberalë e konservatorë 100 vjet më parë!
29 Korrik, 22:48
-
Grupi rus Wagner pëson humbje të mëdha në Sahel të Afrikës
29 Korrik, 22:34
-
Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës
29 Korrik, 22:26
-
Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë
29 Korrik, 22:11
-
Olimpiket 2024/ Luiza Gega dhe Franko Burraj nisen drejt Parisit! Atletja: Synoj më të mirën, gara do të jetë më e fortë
29 Korrik, 21:50
-
Të shtëna me armë në një park në New York, vriten 2 gra dhe plagosen 5 të tjerë
29 Korrik, 21:48