Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë Sebastian Kurz. Reforma në drejtësi, dekriminalizimi dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme ishin tre çështjet e diskutuara në këtë takim. Lideri i opozitës Lulzim Basha ka rikonfirmuar vullnetin e opozitës për të punuar me konsensus, për një reformë në drejtësi e cila lufton korrupsionin, por pamundëson kapjen politike. Deri tani ky vullnet mungon nga ana e mazhorancës, theksoi zoti Basha duke sjellë në vëmendje miratimin për herë të dytë të një drafti të njëanshëm nga ana e PS i cili shkon në drejtim të kundërt të një drejtësie të pavarur dhe të pandikuar politikisht.
Një çështje tjetër e diskutuar ishte dekriminalizimi. Përveç ligjit, theksoi zoti Basha është shumë i rëndësishëm dhe vullneti politik për ta ndarë politikën nga krimi dhe ky vullnet nuk po tregohet nga kryeministri Rama. Shkëputja e lidhjeve krim- para- pushtet, tha zoti Basha është e një rëndësie jetike për demokracinë, zhvillimin ekonomik dhe zgjedhje të lira e të ndershme
Dështimi i zgjedhjeve të qershorit 2015 për shkak të kriminalizimit dhe problemeve të rënda të evidentuara edhe nga raporti i
OSBE/ODHIR-it si shitblerja e votës, intimidimi i votuesve, përdorimi i administratës, keqpërdorimi i Policisë së Shtetit, etj. i kanë rikthyer zgjedhtjet e lira dhe të ndershme si sprova më e madhe e Shqipërisë. Pa zgjidhur këtë problem kryesor, pa garantuar votën e lirë, Shqipëria nuk mund të bëjë asnjë hap përpara në rrugën e zhvillimit dhe integrimit theksoi kreu i opozitës.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
72.6%
-
Jo
24.3%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 753
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15