TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar një letër Metës dhe Ramës për reformën territoriale. Në këtë letër Basha ka bashkangjitur rezolutën e miratuar nga PD përsa i përket reformës territoriale ku i ka kërkuar që ta bëjë atë në bazë të kritereve të miratuar nga PD. Sipas këtyre kritereve, PD kërkon fillimisht miratimin e një ligji për decentralizimin e pushtetit qendror dhe më pas të vijohet me hapat e tjerë për të ndërtuar një herë territoriale. Sipas Bashës, i gjithë ky proces duhet të bëhet në një konsensus të plotë ndërmjet palëve. Kjo kërkesë e opozitës e cila u depozitua dje në Kuvend pritet që të sjell një debat ndërmjet palëve pasi në të vërtet ka një ngërç për zbatimin e saj.
/Shqiptarja.com










