Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka gjatë një interviste për "Report Tv" ka folur për sjelljen e opozitës duke e cilësuar Lulzim Bashën si liderin më të butë në këto 30 vite. Deklaratat se Rama është një mirënjohës për opozitën e dobët që ka para, Ndoka tha se kjo nuk është kështu, por se Basha është një lider që sillet në mënyrë të moderuar dhe europiane. Si rezultat i kësaj sjellje europiane, sipas Ndokës, Basha ka fituar besimin dhe simpatinë e qytetarëve.
"Basha është sjellë në mënyrë institucionale dhe sillet në mënyrë të moderuar si një lider europian. Rezultatet? Ka sjellë besimin dhe simpatinë e qytetarëve duke marrë mjaft mesazhe mbështetëse. Patën një lider opozite që nuk u mundua kurrë të përfitonte nga kjo situatë dhe të ishte i përgjegjshme dhe liderin më të butë të 30 viteve të fundit. Ky është një ndryshim edhe në formimin e dy liderëve kryesorë të politikës shqiptare", tha Ndoka.
Në lidhje me organizmin e protestave në kohë pandemia, Ndoka tha se kërkesat e qytetarëve janë të shumta, por tani nuk është koha për të mbajtur të tilla, por për të qenë zëri i qytetarëve në aksionin e saj opozitar e politik.
"Opozita ka shumë çështje për të ngritur shqetësimet por nuk është momenti për të akumuluar shqetësimet e qytetarëve por të bëhemi zëri i tyre. Padyshim ka dëshirë për protesta dhe pakënaqësi nga qeveria, të gjithë e kanë kuptuar se kanë përballë një qeveri që tenton të vjedhë dhe jo të jetë në krahun e tyre. Ndaj sot bëhet mjaft e rëndësishme që opozita do të jetë në aksion opozitar e politik, por jo thirrje të protestave në mënyrë qorrazi", tha Ndoka
Sa për konkluzionet e mbledhjes së sotme të Bashës me aleatët, kreu i PDK-së Nard Ndoka tha se u ndanë shqetësimet kryesore të opozitës që lidhen me bizneset dhe qytetarët në vend që nuk po ndihmohen nga qeveria pasi kryeministri po sillet si polic duke krijuar një klimë terrori.
"Kemi pasur kundërshtitë tona për masat që ka marrë qeveri si mbyllja drastike e bërë në mënyrë të pastudiuar dhe të panevojshme duke krijuar një klimë terrori, patëm një kryeministër që veproi si polici se sa menaxher. ISHP është organi ligjor për të monitoruar dhe drejtuar të gjithë këtë proces, por për fat të keq këtë nuk e pamë asnjëherë", përfundon Ndoka
Kritikat në lidhje se mosmbështetjen financiarisht në këtë krizë pandemia, Ndoka tha në "Report TV" se opozita i mbështeti mjekët moralisht dhe se detyroi Ramës t'u jepte shpërblim.
"Ishte opozita ajo që denoncoi maskat e skaduara një krim njerëzor ndaj bluzave të bardha dhe opozita dha një ndihmë të çmuar. Ky është kontributi më i madh që opozita dha. Basha ka mbajtur goxha peshë në këtë periudhë pasi ishte i vetmi institucion funksional dhe në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe ndërkombëtarët duke u kërkuar mbështetje në radhë të parë për bluzat e bardha. Ne kishim një kryeministër që u mbyll në bunker dhe vendosi të mos qeveriste. Opozita mbështeti moralisht bluzat e bardha dhe detyruar dhe kryeministrin t'i vlerësonte mjekët dhe t'i jepte dhe shpërblimin e tij edhe pse tallës. Ky është kontributi i opozitës dhe çdo njeri ka dhënë ndihmën e vetë aty ku e shikon të nevojshme", tha Ndoka.
Si se opozita do të fitojë zgjedhjet apo se çfarë do të ndodh me koalicionin nëse Basha humbet sërish, kreu i PDK-së Nard Ndoka tha se rotacioni politik është i pashmangshëm dhe kjo gjë do të ndodh patjetër. Madje ai e cilësoi humbjen sërish si dramë kombëtare.
"Rotacioni politik është i pashmangshëm. Në zgjedhjet e kaluara Rama humbi, por vodhi zgjedhjet. Rëndësia e votës së lirë është mjaft e rëndësishme, kemi një mazhorancë që qeveris me vota të blera dhe rotacioni duhet të ndodh patjetër. Do të jetë një dramë kombëtare nëse nuk ndodh, kjo qeveri është në kufi të pamundësisë për të qeverisur sot dhe jo më të jetë një shpresë për të ardhmen. Opozita duhet të ofrojë platformën e saj politike si të ndihmojë dhe mbështesë qytetarët. Kjo është dhe detyra e saj. Në një kohë krize globale kryeministri gjen kohën për të shikuar mundësinë e legalizimit të kanabisit, agjendën e tij ai e ka në mbështetjen e kriminelëve dhe e kupton që e ka humbur mbështetjen qytetare", tha Ndoka.
Rrofte Nard Noka presidenti qe i duhet Shqiperise packa se eshte rrote ca*i
PërgjigjuKy eshte mesuar nje jetë me katilë, Enveri, Saliu dhe domosdo që Lyli i duket i butë!
PërgjigjuNatd Noka i madhi te medhenje Kryetar i Budallenjve
PërgjigjuQË KY NA4D NDOKA VAZHDON POLITIKAN NË SHQIPRI ËSHTË TURP PËR SHQIPTARËT. NUK KA ZHGËNJIM MË TË MADH SE TË SHOFSH NJË IDJOT SI KY NARD NDOKA TË JET POLITIKAN. KY ME 8 VJEÇARE PA SHKOLL TË MESME E ME DIPLLOM TË UNIVERSITETIT ËSHTË FUNDI I SHQIPTARVE. SI , SI, SI MUND TË BËHET MINISTËR I SHËNDETSIS NJË IDJOT I TILL. TURP, TURP, TURP, TURP, TURP, TURP. S H Q I P T A R T H I R I N I M Ë N D J E S.
PërgjigjuO çfar tmerri kombtar është që një IDJOT si nard vesh gjat ndoka vazhdon në politik plot 30 vjet ky IDJOT vazhdon e paguhet nga taksapagusit Shqiptar. TMER MË TË MADH KOMBËTAR NUK KA KU TË SHKOJ MË. ZOTI E BEKOFT SHQIPRIN NGA IDJOT TË TIPIT NARD VESH GJAT NDOKA.
PërgjigjuPo veshgjate ne i thojne magjarit?
Nuk besoj se (koka) e Nard Ndoka ose ndonje tjeter “Koke”nga te koalicionit te djathte,mund t’a beje drejtimin e shtetit shqiptar,por ata luftojne vetem te ntrashin koken dhe per te marre rrogat nga taksat e popullit dhe jo te oligarkeve se ata paguajne taksa por nuk prekin fitimin e tyre!!!
Përgjigjuore po nuk lat analfabet pa nxjere ne t.v nard rocka po mos e ulni kaq shume nivelin se eshte turp per juve
PërgjigjuCfar thote ky idjoti, Basha qenka politikani me i bute ne keto 30 vjet.... Ahaaaa mor Nard k*ri Basha eshte vrases e paske harruar 21 janarin kur vrau 4 te pa fajshem ne bulevard..... Po vjen drejtesia dhe dosja do te hapet..
Përgjigju