Basha lidh marrëdhënie me
Partinë Komuniste të Kinës

Basha lidh marrëdhënie me<br />Partinë Komuniste të Kinës
TIRANE- Pas akuzave që i bëri qeverisë lidhur me portretin e Enver Hoxhës, dhe takimit që Rama zhvilloi me kryeministrin Kinez, PD priti dje një delegacion zyrtar të Partisë Komuniste të Kinës nga ku vendosën marrëdhënie të nivelit të lartë ndërmjet tyre. Në një vizitë që u zhvillua në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha u takua me delegacionin kinez të kryesuar nga Zëvendësministri i Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës. Sipas njoftimit të PD thuhet se biseda ndërmjet dy palëve u fokusua në zhvillimin e marrëdhënive ndërmjet dy vendeve, kryesisht në fushën ekonomike si edhe për të shkëmbyer vizita delegacionesh e personalitetesh më të larta politike ndërmjet dy partie, PD-së dhe Partisë Komuniste të Kinës.

“Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot (dje) një delegacion të Republikës Popullore të Kinës, kryesuar nga z.Zhou Li, zv-ministër i Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës. Z.Basha e falenderoi z.Li për mbështetjen dhe ndihmën që Kina i ka dhënë e vazhdon ti japë Shqipërisë në shumë fusha e projekte të rëndësishme. Gjithashtu u konfirmua vullneti për të shkëmbyer vizita delegacionesh e personalitetesh në nivelet më të larta politike mes dy partive”,- thuhet në njoftimin e PD-së.

Pavarësisht e kreu i PD-së, Lulzim Basha synon që të ketë sa më shumë marrëdhënie bilaterale me krerë të shteteve të tjera, pritja e delegacioit kinez duket se bie ndesh me deklaratat e mëparshme të bëra nga kjo forcë politike për politikat që po ndjek shteti Kinez. Konkretisht rreth 2 javë më parë, kur kryeministri i vendit Edi Rama zhvilloi një takim në Sofje me kryeministrin Kinez, shumë eksponent të Partisë Demokratike e akuzuan atë se po orienton politikat e vendit drejt Lindjes dhe jo drejt Perëndimit.

Veç kësaj, akzuat u rënduan edhe më shumë nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili në një postim në faqen e tij në rrjetin social “facebook” pohoi se Edi Rama përveç se po drejton politikat shqiptare drejt lindjes, ai i ka dhënë Kinës edhe portin e Shëngjinit, një akuzë kjo tepër e rëndë për një nga shtete më të fuqishme të botës. Por paradoksi qendron se pavarësisht këtyre deklaratave, Basha kërkoi që me Partinë Komuniste të Kinës të këtë vizita zyrtare ndërmjety dy forcave politike, pavarësisht akuzave që vetë PD-ja lëshoi nëadresë të Kinës vetëm dy javë më parë.

Shkrimi u publikua sot (14.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit