Basha: Ligji i nëpunësit civil hyn në
fuqi në datën 1 tetor, jo shtyrjes

Basha: Ligji i nëpunësit civil hyn në<br />fuqi në datën 1 tetor, jo shtyrjes
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për “Statusin e nëpunësit civil”. Në një deklaratë të bërë pas nisjes së punimeve në periferi të Tiranës, Basha tha se ligji hyn në fuqi në datën 1 tetor.

“Ligji hyn në fuqi në datën 1 tetor pasi këtë e ka vendosur parlamenti dhe kjo është përtej çdo dyshimi. Ligji nuk është patentë apo leje ndërtimi, por hyn në fuqi në 1 tetor dhe nuk duhet të vihet në dyshim”, tha Basha duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve.

Kreu i PD-së tha se, Rama gënjen kur thotë që ka bërë thirrje bashkëpunimi me opozitën për këtë ligj. “Gënjen sepse ligji është i zbatueshëm, pasi në ligj thuhet se aktet nënligjore bëhen dhe miratohen 3 muaj pasi ai hynë në fuqi.  Gënjen kur thotë që ka kërkuar konsensusin e opozitës, aq më pak PD. Asnjë akt bashkëpunimi nuk është sjellë deri më tani”, deklaroi Basha.

Sipas tij, “Rama gënjen kur thotë që shtyjra e ligjit është një propozim i partnerëve pasi është ai që ka kërkuar mbështetje për nëpërkëmbjen e marrëveshjes së partive politike të datës 30 maj 2013”.

Kryedemokrati Lulzim Basha tha se, “ligjet nuk janë që ti gjykojë kryeministri apo qytetarët nëse ligjet janë të zbatueshme apo jo, këtë e vendos gjykata. Ata janë për të zbatuar ligjet. Mos zbatimi do të sjellë një spastrim të administratës. Kryeministri e ka për detyrim ta zbatojë ligjin, pasi çdo hap tjetër vë në pikëpyetje ligjshmërinë e kryeministrit”, tha Basha.

Në fund, Basha kërkoi nga kryeministri Edi Rama edhe nisjen e një premtimi të bërë nga ai, atë të legalizimeve. “Të nisë premtimi i zotit kryeministër, të nisë legalizimet pa lekë të atyre që nuk kanë bërë atë dhe tu kthejë lekët atyre që kanë paguar”, përfundoi kreu i PD-së dhe i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime