Basha: Lista për deputetët
do të vendoset nga strukturat

Basha: Lista për deputetët<br />do të vendoset nga strukturat
Ndërsa ndryshimi i sistemit zgjedhor për përballjen elektorale të 2017 duket se nuk ka tashmë shanse të përfshihet në axhendën e reformës zgjedhore , kreu i opozitës Lulzim Basha propozon një formulë ndryshe duke i besuar anëtarësisë së partisë përzgjedhjen e listës së kandidatëve.
 
Në 26 vjetorin e themelimit të PD, kryedemokrati Lulzim Basha ndërsa shpalli transformimin e thellë të PD, tha se do të jenë strukturat do të vendosin përmes parimit një anëtar një votë për kandidatët për deputetë.
 
 "Jo vetëm kryetari dhe drejtuesit e lartë do të zgjidhen me votën e të gjithë anëtarësisë, por edhe të gjithë kandidatët që konkurrojnë për funksione publike, përfshirë kryetarët e bashkive dhe deputetë, do të përzgjidhen me një anëtar një votë.
 
Ne do të punojmë që në zgjedhjet e ardhshme për përzgjedhjen e kandidatëve përmes votës së anëtarëve në disa zona elektorale, për ta shtrirë më vonë në të gjithë vendin.
 
Ne do të krijojmë një strukturë partiake perëndimore, të çliruar nga ofiqet dhe pushtetet, duke ndërtuar një platformë moderne që ka për qëllim ti ofrojë mundësitë cdo anëtari dhe cdo anëtare për karrierë dhe garë elektorale, por jo të ushtrojë pushtet mbi anëtarësinë
" deklaroi Basha.
 
Basha ripërsëriti se PD është e hapur për të gjithë ata që janë kundër qeverisë e kjo sipas tij vlen edhe për aleancat politike.
 
Ndërkaq mesazhin për demokratët Basha e mbylli me një pjesë të fjalimit të presidentit të zgjedhur të SHBA, Trump.

'Me te vertete po jetojme ne nje kohe ndryshimesh te medha. Skenari nuk është shkruar akoma. Nuk e dime se cfare do te sjelle e nesermja.  – por per te paren here pas nje kohe te gjate, e dime se autor do te jete secili prej jush. Ju, populli do ta keni ne dore.
 
Zeri juaj, deshirat tuaja, shpresat dhe endrrat tuaja, kurre me nuk do te bien ne veshe te shurdher – ju do te jeni zotet e fatit tuaj.
 
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët
" u shpreh Basha. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai