Basha -‘kritikëve’: Ndryshova
ekipin për fitore,veprova drejt

Basha -‘kritikëve’: Ndryshova<br />ekipin për fitore,veprova drejt
TIRANË-Ata sot kërkuan shkarkimin e tij, ndaj Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka një përgjigje për kritikët, Jozefina Topalli e Arben Imami.

Teksa ndodhej në Lezhë për takim elektoral, Basha sot u është përgjigjur kritikëve të tij brenda partisë, sidomos atyre kërkuan mbledhjen e forumeve të Partisë Demokratike për ta shkarkuar atë.

Sipas Bashës, vendimi për listat e reja ishte i vështirë, por erdhi në kohën e duhur dhe ishte i drejtë.

“Duhet ndryshim. Ndryshimi i Shqipërisë vjen vetëm duke ndryshuar veten tonë. Ju pyeta juve dhe ju më thatë po. Ndaj edhe unë e ndryshova ekipin tonë. Ky ishte vendim i vështirë, por i drejtë dhe i marrë në kohën e duhur. Fitorja e vitit 2017 kërkon ekipin e vitit 2017”,  tha Basha.

Gjatë fjalës së mbajtur, ka mbrojtur vendimin e tij për listën që la jashtë kritikë, themelues, por edhe shumë figura që nuk janë të epokës së tij.

“Kjo është republika e re. Është e guximshme. Së pari duhen thyer paragjykimet brenda vetes, brenda familjes. Ju e dini për çfarë e kam fjalën”, tha kreu i PD, Lulzim Basha duke pasur parasysh këtu reagimin e të përjashtuarve nga lista e kandidatëve për deputetë.

“Si mendoni kam marrë vendimet e duhura apo jo? Unë them që kam marrë vendimet e duhura. Unë jam i bindur që kam marrë vendimet e duhura. Qarkullimi i elitave është ligj në politikën europiane, përndryshe nuk është republikë, është monarki”, vijoi ai.

Basha nuk ka akoma një reagim për kërkesën për shkarkim, por replika indirekt në distancë nuk mungoi.

“Me Partinë Demokratike nuk mund të të lidhë vetëm karrigia. Je deputet e do partinë, s’je deputet s’e do partinë?! Po ti s’e paske për partine, e paske për karrigen”, shtoi Basha.

Listat, Imami e Topalli kërkojnë shkarkimin e Lulzim Bashës
Dy deputetët e PD të lënë jashtë listave, Jozefina Topalli dhe Arben Imami, kërkuan sot mbledhjen e forumeve drejtuese të PD dhe shkarkimin e Lulzim Bashës.

Shkarkimi i Bashës? Patozi rrëfen takimin me të përjashtuarit nga lista
Gjatë një konference urgjente për mediat, dy ish-drejtuesit e lartë të PD, Imami themelues dhe Topalli nënkryetare për 17 vite, akuzuan Bashën se ka shkelur rëndë statutin e PD, duke anashkaluar strukturat në miratimin e listës së kandidatëve.
Deputetët e lënë jashtë listës nga kryetari i PD, janë mbledhur në ambientet e një restoranti në Tiranë. 
Krahas Imamit dhe Topallit, tryezës i janë bashkuar dhe deputetët e tjerë jashtë liste si Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Keltis Kruja dhe Ridvan Bode. 

Madje ishte Astrit Patozi ai që tregoi qellimin e kafes me miqte e tij, tashme te perjashtuar nga listat e te kandiduarve per deputete ne PD.

"Ndaj per te shmangur çdo keqkuptim mund te them me dy fjale se me koleget kemi ndare shqetesimin e perbashket se Partia Demokratike, per shkak te udheheqjes se gabuar, ka rreshqitur ne shtigje dhe panjohura dhe te rrezikshme, dhe se ajo duhet te kthehet sa me pare qe te jete e mundur ne shtratin e saj. Prej te cilit, sipas meje, eshte larguar tmerresisht shume dhe se nuk ka asnje shans te mos kthehet".

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.