Basha:Lutjuni Zotit të arrihet
zgjidhja me dialog, ndryshe përballje

Basha:Lutjuni Zotit të arrihet<br />zgjidhja me dialog, ndryshe përballje
TIRANË-Kryetari i opozitës Lulzim Basha u shpreh sot se është i gatshëm të dialogojë me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve por sic tha ai, pa lëshuar pe nga kërkesat e opozitës.

Me një fjalim nga cadra e protestës, Basha u shpreh se sot do të përfaqësoje popullin, ndërsa thekson se nuk do të bëjë kompromis kushtet e së djathtës.

Rrugë tjetër përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme përmes një qeverie teknike që do lufotjë drogën dhe paratë e drogës, që do zbatojë reformën zgjedhore duke përfshirë votimin biometrik e numërimin elektronik, rrugë tjetër nuk ka”.

Rruga drejt bashkëegzistencës demokratike dhe mirëqënies kalon përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Për të arritur aty, ka dy mënyra. Mënyra e parë është dialogu dhe sot kemi shancin për ta zgjidhur e dialog. Lulzim Basha në këtë dialog nuk përfaqëson veten e tij, as PD as vetëm opozitën, unë shkoj në këtë proces me vetëdijen e plotë se përfaqësoj interesat e e një bashkimi kombëtar, bashkimit popullor.
Ndaj e kam shumë të thjeshtë të bëj kompromis, të gjej gjuhën e kompromisit, por nuk bëj tërheqje për asnjë gjë që i takon fateve të qytetarëve që u takon fatet e zgjedhje të lira e të ndershme
”.

Në fjalën e tij, Basha vuri në dukje se shpreson që dialogu i sotëm t’i japë fund asaj që ai e quan kriza politike, ose rruga e dyte tha ai, do të jetë përballja.
“Nuk u kërkoj pushtet në tavolinë, nuk po i kërkoj të shporret megjithëse e meriton të shporret, por u kërkoj të lejojmë popullin të vendosë me votë të lira e të ndershme. Uroj që të gjitha palët ta përdorin këtë shanc që t’i japin fund me dialog krizës politike, republikës së vjetër dhe t’u japin shqiptarëve republikën e re të zgjedhje të lira e të ndershme. Por ta kenë fare të qartë se ne jemi të bashkuar dhe të vendosur për ta çuar këtë beteje deri në fund.

Fundi nuk do jetë votim pa opozitën, as shpërndarje e popullit, fundi do të jetë fitorja e kauzës sonë të drejtë. Urojmë që sot arsyeja e shëndoshë të mbizotërojë edhe te mendjet e sëmura te ata që duan të marrin peng zgjedhjet. Ti lutemi Zotit edhe për kundërshtarët tanë. Shpresojmë që rruga e arsyes dhe dialogut të na cojë në rrugën e bashkimi kombëtar sigurisht me harmoni e pruralizëm brenda. Një gjë është e sigurt, përmes dialogut a përmes përballjes, popullit do fitojë gjithmonë".

Basha: Fatmir Xhafa të tregojë procesverbalet e asgjësimit të drogës
Kryetari i opozitës ka mbajtur fjalën e radhës nga cadra e protestës duke iu adresuar akuzave të Prokurorisë ndaj Policisë së Shtetit mbi asgjësimin e drogës. Për Bashën, Xhafaj është vëllai i trafikantit më të madh të drogës nga Venezuela në drejtim të Shqipërisë. Sipas kryeopozitarit, policia nuk asgjëson drogën, por e trafikon në Itali me tonelata.

“Fatmir Xhafa një njeri i stërvitur mirë me taktikat e torturimit të njerëzve. Me të njëjtin zell e taktikë e pacipësi i shkruan letër prokurorit dhe i thotë më thuaj se cilat janë raste kur nuk jeni thirrur për asgjësimit të kanabisit.  Vëllai i numrit dy të një bande ndërkombëtare të trafikut të drogës nga Venezuela në Shqipëri, Admir Xhafa”

“Lëreni opozitën, po na tregoni procesverbalet e 2.5 rrënjë kanabisit, po të 10 mijë tonëve drogë, na i trego. Tregoja shqiptarëve të huajve, sepse droga nuk u shkatërrua kurrë, por u magazinuar nga policia në bashkëpunim me edi ramën e kupolën e tij dhe u magazinua në tunele e galeri të shtetit dhe u trafikua në Itali. Rama është pjesë e pandashme e drogës e pandashme e drogës”.

Madje Basha u ndal sërish tek familja e Habilaj.
“Ka 48 orë se në grykëderdhjen e Ishmit ka ngecur në llucë skafi i Habiljave me drogë. E thamë dje, po ku e keni policinë? Pse nuk e  çoni të kapni skafin e Habiljave? Sepse ata janë as më shumë e as më pak, kupola pas kësaj fasade”.

Basha sot u shpreh dhe mbi ceshtjet e ekonomise, arsimit, pensionisteve, korrupsionit.
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët