“Përshëndes fuqishëm deklaratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Përhershëm të OSBE në Vjenë përmes ambasadorit Daniel Baer.
Shtetet e Bashkuara, partneri ynë strategjik theksojnë se pas zgjedhjeve dhe rotacionit demokratik dhe transparent të pushtetit në qershor 2013, ajo që ka ndodhur në vendin tonë është më pak se e pëlqyeshme, duke listuar problemet më madhore me të cilat përballen demokracia dhe shteti ligjor sot në Shqipëri.
E konsideroj këtë qëndrim të SHBA një mbështetje të madhe për demokracinë dhe vlerat e saj. Partia Demokratike angazhohet të vijojë kontributin e saj për këto vlera të përbashkëta.
Uroj që këto qëndrime të drejta të mos bien në veshë të shurdhër, por të dëgjohen dhe të kuptohen qartë nga ata që kanë prishur konsensusin dhe kanë instaluar konfliktin politik, që nëpërkëmbin dhe nuk zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që frymëzojnë dhunën fizike në parlament në vend të dialogut dhe debatit demokratik”, shkruan Lulzim Basha.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)