Me flamuj të Partisë Demokratike, të cilët i mbajnë në dorë simpatizantët, është pritur në Elbasan kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Siç shihet edhe nga videon e postuar nga kreu i PD-së, një grumbull qytetarësh, megjithëse jemi në pandemi, kanë dalë të presin Bashën. Ashtu si edhe në Kavajë ku u  gjobit, vihet re se kreu i PD-së vijon që të grumbulloje qytetarë të cilët nuk respektojnë masat Anti-COVID.  Disa militantë të PD kanë rrethuar Bashën me flamujt dhe thirrjet 'Rama ik'. 

Po ashtu forca të shumta të policisë janë në terren, të cilët kërkojnë zbatimin e masave anti-COVID dhe distancimin social.

Edhe pse kreu  i PD u gjobit me 5 milionë lekë për grumbullime në kohë pandemie, Basha u shfaq ditën e djeshme në Lezhë sërish mes turmës së njerëzve, një pjesë e të cilëve ndërsa mbanin në duar flamuj të PD, u shfaqën edhe pa maska.