KAVAJË- Tubimi i djeshëm në Kavajë, ku mblodhi rreth vetes rreth 150 persona, i ka kushtuar shtrenjtë kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Report Tv mëson se kryedemokrati është gjobitur me 5 milion lekë, e ndërsa janë proceduar penalisht 20 mbështetës të tij, mes tyre edhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja si organizatorë të tubimit.
Edhe pse vendi është në kohë pandemie dhe gjatë këtyre javëve të fundit kurba e infektimeve ka arritur në nivele maksimale, kjo nuk e ndali Bashën që të grumbullonte qindra njerëz në sheshin e Kavajës, nën euforinë e fushatës elektorale si paraardhësi i tij, Sali Berisha. Basha kishte hipur mbi makinë, me dy gishtat lart, e ndërsa turma e njerëzve, shumica prej tyre pa maska, thërrisnin në korr “Rama ik”. Për këtë pati edhe një reagim nga ana e Policisë së Shtetit, e cila në deklaratën e tyre zyrtare shpreheshin të shqetësuar nga ato pamje, ku theksuan se nuk do të tolerojnë asnjë parti politike që shkel masat anti-COVID.
Ky nuk është rasti i vetëm kur subjektet politike kanë shkelur masat kundër COVID. Më parë kanë marrë gjobë për zhvillim të tubimeve elektorale në shkelje të masave anti COVID, ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, ministri i Turizmit, Blendi Klosi, përfaqësuesi i partisë Demokratike Shkallnur, Arapaj Fatmir Muça dhe përfaqësues i partisë Demokratike Manëz, Agim Cani. Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka marrë gjobë dy herë. Herën e dyte ka debatuar me një polic, pasi refuzonte që të mbante maskën. Gjobë ka pasur edhe për “Shoqatës Durrësi”, ku në aktivitetin e organizuar prej saj kishte qenë i pranishëm edhe presidenti Ilir Meta.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se nuk ka zënë mend nga gjoba e marrë për tubimin në Kavajë dhe ka mbledhur sërish dhjetëra qytetarë në fushatë elektorale, kësaj herë në qytetin e Durrësit. Shëndeti i qytetarëve duket se ka kaluar në plan të dytë dhe kjo pamje për Bashës është një tregues i një fryme mbështetëse për demokratët. Ironike është fakti që teksa takon qytetarët Basha i pyet “Si jeni me shëndet, jeni ruajtur ndopak”.
P0shte komunistat .
PërgjigjuNonen e pak e kane palacot bejne karshillek ne kohe pandemie.
Përgjigju