TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në zonën e 21 dhjetorit me qytetarë dhe sipërmarrës.
Basha përsëriti sërish mbështetjen për SPAK në luftën kundër korrupsionit, që sipas tij është prioritet për Partinë Demokratike.
Në fjalën e tij kreu i PD-së nënvizoi se mbështesim dhe inkurajojmë SPAK-un t’i shkojë deri në fund ndëshkimit të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar që po varfërojnë dhe zbrazin Shqipërinë.
‘Rritja e çmimeve, rritja e taksave, rënia e fuqisë blerëse dhe papunësia e lartë, e ka vështirësuar jetën e tyre, sidomos të pensionistëve.
Shqetësimet e qytetarëve dhe biznesit lidhen edhe me çmimin e naftës, gazit, energjisë. 1 në 3 familje nuk kanë mundësi të përdorin naftën, gazin apo energjinë elektrike për transport, ndriçim apo ngrohje gjatë dimrit, duke e bërë edhe më të vështirë situatën për mijëra familje.
Paratë që duhet të shkonin te qytetarët, sot përfundojnë në xhepat e një grushti oligarkësh të lidhur me qeveritarë të korruptuar.
Shqipëria më e varfëra në rajon, renditet ndër vendet më të korruptuara të botës.
Prandaj lufta kundër korrupsionit është për Partinë Demokratike prioriteti kryesor. Ne mbështesim dhe inkurajojmë SPAK-un t’i shkojë deri në fund ndëshkimit të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar që po varfërojnë dhe zbrazin Shqipërinë.’- tha Basha.
-
E sakte, te gjithe duhet te ndeshkohen fhe ti je nder te parer ne liste. I ke te gjitha, vjedhje me thase, tradheti etj
Përgjigju -
hahaha hahaha qesharak mbeti dhe keshtu do te perfundoj.
Përgjigju -
kujdes se do te fusin edhe ty brenda spaku, dhe pastaj do mbajme RAmen edhe 20 vjete ne krye
Përgjigju -
Po ti shohesh, asnjeri seshte ne forme. Zakonisht ato qe jane ne opizite jane elegant, aktiv dhe pa bark. Keto kur i shef te ngjajne si administrate niveli i mesem.
Përgjigju -
Tradhtar idiot, që shtet moral.
Përgjigju









Komente
Komento