Nuk dinte çfarë është Prekazi, rrjeti shpërthen në kritika ndaj Olta Gixharit (VIDEO)

Nuk dinte çfarë është Prekazi, rrjeti shpërthen në kritika ndaj Olta Gixharit (VIDEO)

Olta Gixhari

Prej disa javësh, "Big Brother VIP Albania" ka bërë që shqiptarët nga mbarë bota t’i dërgojnë banorëve mesazhe e dhurata përmes një aplikacioni online të quajtur ‘Big love’. Fansat mund të zgjidhin një emoji që nis nga vlera 3 euro deri në 100 euro, e cila është kurora. 

Dhe një kurorë i është dërguar së fundmi Luizit nga një prej anëtarëve të familjes Jashari. Bëhet fjalë për Hamëz Jasharin, djalin e Bekim Jasharit, i cili i ka dërguar edhe një mesazh ku shkruhet: “Të përshëndes nga Prekazi Heroik i Adem Jasharit”. 

Të shumtë kanë qenë reagimet e banorëve me Nitën dhe Shpatin që i thanë se kjo është dhurata më e bukur që i është bërë ndonjëherë. 

Mirëpo në sy ra reagimi i Oltës, e cila në një moment pyet: “Çfarë është Prekazi?”. Ishte Nita ajo e cila i ka shpjeguar që Prekazi është vendi ku kanë rënë heroikisht një familje e tërë gjatë luftës, shkruan Class.

Komentuesit në rrjetet sociale janë shprehur të zhgënjyer dhe habitur nga fakti që ajo nuk e dinte këtë gjë dhe nuk i kanë kursyer kritikat. Ja disa nga komentet:

 

1/4
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lesi: 08/03/2023 14:42

    po fitoi olta gixhari top channel perfundimisht eshte televizion intrigash e dallaveresh.

    Përgjigju
  • lushi: 07/03/2023 15:16

    aman ore ju te prekurit, ai mashkulli legen ju masakroi n'rrene se vuan nga kanceri dhe ju prape si gore pas tij...luiza e dinte se eshte prej veriu dhe i takon si gjys patrioti qe eshte me ta.

    Përgjigju
  • O kasolle ku na mblodhe: 07/03/2023 12:35

    Kjo Gixharsja njeh dhe ka vetëm ne mendje pre/Karin. Prekazi nuk ka për cfar I duhet në fund të fundit një kokra e budallaçkës eshte.

    Përgjigju
  • Loran: 07/03/2023 10:49

    Pse ca na qeka prekleshi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

OKB i kërkon Britanisë së Madhe të anulojë ligjin për dërgimin e emigrantëve në Ruanda

OKB i kërkon Britanisë së Madhe të anulojë ligjin për dërgimin e emigrantëve në Ruanda