Basha mbledh aleatët, shkon 
vetëm Fatmir Mediu i PR

TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri nj ftesë dje aleatëve të tij për të unifikuar qëndrimin e opozitës lidhur me fillimin e sesionit të ri parlamentar. Ndonëse ishin ftuar partitë opozitare, vetëm Fatmir Mediu shkoi në takimin me kryetarin e opozitës. Nard Ndoka i PDK-së dhe Dashamir Shehi i LZHK-së nuk shkuan në takimin me Bashën, ndërsa PDIU duket se do të vijojë bashkëpunimin me qeverinë për të miratuar sërish reformën territoriale ditën e hënë.

Takimi
Gjatë takimit, i cili ka zgjatur për rreth 40 minuta, Basha së bashku me aleatin e tij Mediu, kanë diskutuar për situatën aktuale politike dhe mbi qëndrimin që do të mbajnë nëse do të bojkotojnë ose jo Kuvendin. Kryefjala e takimit ka qenë reforma territoriale si edhe ligji për KLD-në. Në këtë takim Mediu ka qenë i shoqëruar nga deputeti tjetër i PR-së, Agron Duka ndërsa Basha kishte krah tij Eduard Halimin dhe Edi Palokën të cilët diskutuan për rreth 40 minuta ndërmjet tyre.

Pas përfundimit të takimit, kreu i PR-së dha deklaratën e tij ku la të kuptohet se PD do të marrë vendimin përfundimtarë të hënën dhe lidhur me qëndrimin që do të mbaj ndaj parlamentit. “Në një deklaratë për mediat kreu i Republikanëve tha se ditën e hënë do të vendoset për qëndrimin, pas të diskutohet edhe me deputetët e tjerë të opozitës. “Ne do diskutojmë me deputetët për qëndrimin e opozitës ditën e hënë. Edhe ndërkombëtarët janë në të njëjtën linjë me opozitën. Diskutimi i sotëm në Gjermani tregon shqetësimin e ndërkombëtarëve për funksionimin e demokracisë, që është detyrë si për Edi Ramën edhe për çdo qytetar. Opozita kërkon që çdo gjë të vendoset në rrjedhën normal, institucioni i Kuvendi t’i kthehet debatit dhe jo dhunës”,- theksoi kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Aleatët e tjerë të PD-së që nuk shkuan në takim kanë deklaruar qëndrimi e tyre se nuk do të bojkotojnë Kuvendin. Konkretisht kreu i PDK Nard Ndoka ka deklaruar se do të vijojë debatin në Kuvend me opozitën por se do të votojë kundër çdo nime të qeverisë. Nga krahu tjetër Dashamir Shehi duket më i tërhequri nga aktiviteti politik i ditëve të fundit duke mos dhënë asnjë qëndrim zyrtarë për çështjen e bojkotit. Por ky i fundit doli kundër kësaj nisme të PD-së në momentin kur demokratët dolën nga parlamenti.

Të hënën vendimi përfundimtar i PD-së për bojkotin 
Ditën e hënë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë një mbledhje të grupit parlamentar të demokratëve ku do të vendos për qëndrimin që opozita do të mbajë ndaj parlamentit. Sulmi i bërë ndaj deputetit Strazimiri në muajin korrik në sallën plenare, duket se nuk është harruar nga demokratët, të cilët ende janë të dyzuar nëse duhet të rilidhin marrëdhëniet me parlamentin ose jo. Në mesditën e së hënës në ambientet e Partisë Demokratike deputetët blu do të zhvillojnë takimin e parë me kreun PD-së që pas përfundimit të sesionit parlamentar. Në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe deputetët aleat, ku sipas të gjitha gjasave do të jenë Fatmir Mediu, Ylli Shehu dhe Agron Duka, të cilët do të bashkohen me aleatët e tyre për të unifikuar qëndrimin ndaj Kuvendit.

Mbledhja sipas të gjitha gjasave do të jetë me dyer të mbyllura ku vetëm një 10 minutësh do të jetë me dyer të hapura, ku Basha do të jap deklaratën e tij politik dhe më pas diskutimi do të jetë me dyer të mbyllura në mënyrë që të konsolidohen mendimet për marrëdhëniet me parlamentin. Pavarësisht se tensioni politik në PD është tejet i lartë, Basha së bashku me aleatët duhet të marrë vendimin se çfarë do të bëj në Kuvend pasi debati politik është tejet i lartë pasi po ditën e hënë në seancë plenare do të kalojnë për votim të gjitha ligjet e kthyera nga presidenti Nishani të cilat i ka kundërshtuar edhe Partia Demokratike. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Gusht 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë