TIRANE-Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim për më shumë se një orë në selinë blu me kryetarët e bashkive të zgjedhur nga radhët e PD dhe kryetarët e degëve në rrethe.
Në qendër të diskutimit në takim ka qenë përshkallëzimi i protestës së opozitës dhe organizimi konkretisht në Kavajë në 6 dhe 7 Maj.
Basha dje paralajmëroi përshkallëzimin e protestave në të gjithë vendin, ndërsa fushë beteja e parë do të jetë Kavaja.
Sipas burime nga PD, një opsion është që protestuesit të mblidhen në Kavajë që të shtunën në mbrëmje për të mos lejuar shpërndarjen e materialeve zgjedhore për procesin e votimit për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri në datë 7 maj.
Në këtë protestë, sipas burime nga selia blu do të marrin pjesë simpatizantë të Partisë Demokratike dhe opozitës nga i gjithë vendi.
Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë të ditur sot kryeministrit aktual Rama se i ka ‘orët e numëruara’.

Berisha: Mosbindja civile do të të flakë, s'do hysh dot as në Surrel
Nga çadra e protestës, iSali Berisha ka bërë kërcënimet e radhës ndaj Edi Ramës. Berisha tha se me mosbindjen civile e cila filloi të hënën dhe që do të vazhdojë me tej do të rrëzojnë kryeministrin Rama.
"Filloi mosbindja civile e cila do të flakë Edi Ramën në koshin e plehrave të historisë njëlloj si etrit e tij. Edi Rama do ti kujtoj një moment. Më 20 shkurt të 1991 është evakuuar me autoblindë të ushtrisë nga Ramiz Alia bashkë me njerëz të tjerë dhe është dërguar në Zall-Herr. Tani Edi Rama nuk ka më Zall Herr më për ty, as në Surrel nuk mund të rrish.Të garantoj që kjo çadër do të krejë ty nga ajo zyrë, do të të japë ty vendin që meriton dhe mos mendo se do të çojë Mimi autoblindat se nuk do jetë as ajo aty ku është”, tha Berisha duke shtuar se Rama është armiku i të rinjve.
(dy.b/d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO