Basha mbledh grupin e PD, ja
skenarët për të bllokuar seancën

Basha mbledh grupin e PD, ja<br />skenarët për të bllokuar seancën
TIRANE - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot Grupin Parlamentar në orën 10:00. Mbledhja e parashikuar te ndodhte ne oren 09:20, u mbajt ne nje ore kur deputetet demokrate duhet te ishin ne sallen e Kuvendit per seancen e sotme. 

Burime për A1 Report bënë të ditur se deputeti Mhill Fufi nuk ishte prezent në këtë mbledhje, ne fokus te se ciles ishte senaca parlametare pas akuzave te deputetit Tom Doshi. 

Akuzat që deputeti Doshi adresoi ndaj koalicionit qeverisës, dhe më konkretisht ndaj Ilir Metës, se ky i fundit kishte urdhëruar vrasjen e Doshit dhe Fufit, ishin kauza e ditës së sotme mbi të cilën opozita vendosi në jetë skenarin e saj për të tensionuar akoma më shumë punimet në Parlament.

Në mbledhjen e grupit palamentar demokrat janë dhënë të gjitha udhëzimet se si të veprohej nga deputetët e PD-së ditën e sotme për gjatë gjithë senacës plenare. Në këto kushte, burime nga Partia Demokratike, kanë sqaruar për gazetën “Shqiptarja.com”, se e gjithë seanca parlamentare e ditës së sotme nuk do të jetë një seancë brenda normalitetit të saj për nga vetë dinamika e ngjarjeve të cilat kanë tensionuar jetën politike në vend.

Burime brenda selisë blu bëjnë me dije se në këto kushte nuk mund të lejohet normalitetit në sallën e Parlamentit dhe si e tillë, opozita do t’i qëndrojë deri në fund mocionit për shkarkimin e kreut të Kuvendit Ilir Meta, i cili është firmosur nga deputetët demokrat dhe është dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit ditën e djeshme.

Ora 10:35 Perfundon mbledhja e PD
Ka perfunduar pas rreth 40 minutave mbledhja e Partise Demokratike e thirrur nga Kryetari Basha dhe ne fokus te se ciles ishte seanca e sotme parlamentare.

Ora 10:05 Nis mbledhja e PD, mungon Mhill Fufi
Ka filluar në orën 10:00 mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike e thirrur nga Kryetari i saj Lulzim Basha, dhe ku në qendër të kësaj mbledhje është seanca e sotme parlamentare pas akuzave të deputetit të përjashtuar nga PS Tom Doshi.
 
Burime për A1 Report bëjnë të ditur se në mbledhjen, e cila ishte parashikuar për në orën 09:20, nuk është prezent deputeti Mhill Fufi, i cili sipas deklaratave të Doshit, ishte planifikuar për ta eliminuar së bashku me ish-deputetin socialist. 


Ora 08:21 Basha do të mbledhë grupin e PD në 09:20
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbledh Grupin Parlamentar pak para fillimit të seancës së sotme parlamentare, e cila pritet të jetë me debate të forta mes palëve pas akuzave të deputetit Tom Doshi. Mbledhja e kryesisë së selisë blu do të zhvillohet në orën 09:20. Burime për A1 Report bënë të ditura se në qendër të mbledhjes pritet të jenë deklaratat që priten të bëhen ditën e sotme në një moment të tensionuar politik.

Dy ditë më parë, PD dorëzoi në Kuvend mocionin për shkarkimin e kryeparlamentarit Ilir Meta pas akuzave të Doshit se ka kërkuar që ta vrasë. Mocioni është firmosur mbrëmë nga Meta, dhe pritet të hidhet në votim në seancën e sotme parlamentare.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron